Kuriozitete
Dy modele flokësh për samitin e presidentit amerikan dhe atij veri-korean
Për ata që preferojnë të tejkalojnë shijet e tyre sa i përket modelit të flokëve, dy të tilla shumë të famshme janë duke u ofruar falas në Vietnam.
Për nder të samitit në ardhje mes presidentit amerikan dhe liderit veri-korean, më 27 e 28 shkurt, një berber në Hanoi po ofron modele flokësh falas sikurse të dy liderëve për të gjithë ata që duan të kenë këtë pamje dalluese.
“Ndihem mirë me këtë model flokësh, sepse njerëzit do të mendojnë se dukem sikurse Kim Jong Un”, tha 9- vjeçari Gia Huye, modeli i flokëve të të cilit duket identike me atë të veri-koreanmit. Akademia e bukurisë ‘Tuan Duong’ do të vazhdojë me këtë promocion deri më 28 shkurt, kur qindra zyrtarë do të zbresin në këtë qytet për nevojat e samitit të dytë ndërmjet Donald Trumpit dhe Kim Jong Unit. “E bëja këtë vetëm për argëtim, por u befasova sa të interesuar ishin njerëzit për këto dy modele flokësh”, tha Le Tuan Duong, berber dhe pronar, përcjell albinfo.ch.
Dhe, ndonëse kjo ide ishte mirëpritur nga shumë njerëz, publiciteti është i rrezikshëm kur flitet për liderin veri-korean. Koreja Veriore është shumë e ndjeshme ndaj çdo gjëje që mund të konsiderohet si ofendim ndaj dinjitetit të liderit suprem, siç njihet. Në vitin 2014, zyrtarët e Ambasadës Veri-koreane në Londër u ankuan ndaj një berberi, i cili pohonte se është ditë e frizurës së keqe, për të përshkruar modelin e flokëve e Kimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas













