Bota
Erdogan nuk ndalet, urdhëron arrestimin e 300 ushtarakëve
Autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar nga puna mbi 150,000 shërbyes civilë dhe ushtarakë, për të njëjtat dyshime
Zyra e Prokurorit në Turqi urdhëroi arrestimin e 295 ushtarakëve, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një përpjekjeje për puç në vitin 2016.
Deklarata e prokurorit, e lëshuar të premten, thotë se ata që përballen me arrestim, përfshijnë: tre kolonelë, tetë majorë dhe dhjetë togerë.
Policia e nisi operacionin për arrestim një orë pas mesnatës, transmeton “REL”.
Gulen e ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grushtshtet, që ka ndodhur më 15 korrik të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara qysh në vitin 1999.
Mbi 77,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjykimit për pjesëmarrjen e dyshuar në puçin e dështuar.
Autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar nga puna mbi 150,000 shërbyes civilë dhe ushtarakë, për të njëjtat dyshime.
Erdogan është akuzuar për shfrytëzimin e përpjekjes për puç si pretekst për të shtypur kundërshtarët.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














