Bota
Irlanda përgatitet për një Brexit pa marrëveshje
Zëvëndëskryeministri irlandez, Simon Coveney, bëri publik legjislacionin që vendi i tij e ka përgatitur për të menaxhuar një Brexit pa marrëveshje.
Megjithatë, ai tha se shpreson të mos ketë nevojë përdorimi i tij.
Nëntë departamente qeveritare kanë punuar për përpilimin e legjislacionit që mund të përdoret në rast se Britania nuk arrin të miratojë një marrëveshje të re të Brexit-it pasi ajo paraprake nuk u votua nga parlamenti, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Zëvëndëskryeministri irlandez, tha se një Brexit i “çrregullt” do të ishte një “humbje” për Britaninë e Madhe, BE-në dhe Irlanden.
“Qëllimi i këtij legjislacioni është të sigurojë një tranzicion të qetë, nëse Britania largohet nga BE-ja pa një marrëveshje”, tha Coveney.
Kryeministrja britanike, Theresa May, tha ditë më parë se do të dërgojë për votim në parlament një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it, sa më parë që të jetë e mundur. Megjithatë, ajo tha se kjo do të ndodhë pasi të sigurohen ndryshimet e marrëveshjes nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, Bashkimi Evropian tha se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së.
Kryeministrja May po përpiqet të dakordohet për disa ndryshime në pjesën e marrëveshjes që lidhet me të ashtuquajturën “backstop” që ka të bëjë me masat mbrojtëse në kufirin irlandez.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














