Maqedonia
Gjykata Penale kundërshton pretendimet e Xhaferit
Gjykata penale, në një komunikatë për mediat, kundërshton pretendimet e Xhaferit për përgjegjësinë e gjykatës në rast të arratisjes së deputetëve të dyshuar.
Në komunikatë thuhet se Gjykata nuk mund të marrë masa sigurie nëse për këtë nuk krijohen kushte, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
“Jemi dëshmitarë se për herë të parë, Kuvendi, i cili është kompetent për vendimin për imunitetin, në afatin e paraparë ligjor të mos marrë vendim dhe me këtë t’i pamundësojë gjykatës të vendosë për paraburgimin e deputetëve. Për këtë janë të papranueshme deklaratat se Gjykata do të jetë përgjegjëse për zgjatjen e procedurës, për deri sa gjykata sipas vullnetit të saj dhe në kundërshtim me ligjin nuk mund të caktojë çfarëdo masash sigurie nëse për këtë nuk krijohen kushte. Nëse Prokuroria dorëzon propozim të ri për shkak të rrethanave të reja, Gjykata menjëherë do të drejtohet deri te Kuvendi dhe nëse në kohë merret vendim nga Kuvendi, menjëherë do të veprojmë”, thuhet në qëndrimin e Gjykatës Penale, në lidhje me imunitetin e deputetëve Trajko Veljanovski dhe Lupço Dimovski.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, duke mbajtur gjallë... -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore













