Maqedonia
Mali i Zi ratifikoi protokollin për Maqedoninë në NATO
Kuvendi i Malit të Zi sot e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Votimi ishte unanim dhe 44 deputetë votuan “për”. Deputetët e opozitës nuk ishin në sallë. Në mbledhje mori pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve-anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Protokollin sot e ratifikoi edhe Sabori kroat. Greqia ishte vendi i parë, i cili në Parlamentin e vet e ratifikoi këtë dokument. Protokolli për anëtarësim në NATO deri më tani është ratifikuar edhe nga Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












