Lajme
Borxhi i Kosovës, 1.5 miliard euro
Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës ka shënuar rritje për 9% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
“Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin privat dhe borxhin publik, në fund të qershorit 2013 arriti vlerën 1.5 miliard euro, 9% më i lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm bruto (394.8 milionë euro apo 26% e borxhit të jashtëm bruto), shkuan gazeta Tribuna.
Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë i cili në fund të qershorit 2013 ishte 331.1 milionë euro. Rritja e borxhit qeveritar kryesisht i atribuohet kredisë nga FMN-ja në kuadër të programit Stand-By që Kosova ka me FMN-në”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës mbi statistikat e sektorit të jashtëm. Borxhi i sektorit privat, i cili në fund të qershorit 2013 shënoi vlerën prej 1.1 miliardë euro, përbën 74% të borxhit të jashtëm bruto të Kosovës, thuhet më tej në Tribuna.
“Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive që janë në relacion të investimeve të huaja direkte (612.4 milion euro) e pasuar nga huamarrjet e bankave komerciale (183 milion euro). Sektorët e tjerë të ekonomisë (institucionet financiare jo bankare, korporatat jo financiare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare), në fund të tremujorin e parë të vitit 2013 kanë pasur një borxh bruto prej 324.1 milion euro. Në këto kategori dominojnë kreditë tregtare të kompanive kosovare importuese të mallrave”, thuhet në raportin e BQK-së.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












