Lajme
Shtohet prodhimtaria e mjaltit
Subvencionimi i prodhimtarisë së mjaltit, sipas autoriteteve kosovare, ka ndikuar edhe në shtimin e cilësisë së kësaj prodhimtarie, e cila sivjet është përkrahur edhe me grante investive
Më shumë se 70 bletarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, kanë prezantuar të enjten në Prishtinë disa lloje të mjaltës që është prodhuar në viset shqiptare në Ballkan. Ky prezantim është bërë në kuadër të panairit tradicional të bletarisë “Kosova 2013”, i cili është hapur sot në sheshin “Nënë Tereza”.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thanë se me përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë është zhvilluar dukshëm prodhimi i mjaltës në Kosovë.
Subvencionimi i prodhimtarisë së mjaltit, sipas autoriteteve kosovare, ka ndikuar edhe në shtimin e cilësisë së kësaj prodhimtarie, e cila sivjet përveç subvencioneve, po përkrahet edhe nëpërmjet granteve investive.
Në hapjen e këtij panairi, drejtori i Prodhimtarisë Bujqësore dhe Tregtisë, Isuf Cikaqi, ka treguar se prodhimtaria e mjaltës nga viti në vit është duke shënuar rritje, e në këtë sipas tij, viteve të fundit ka ndikuar edhe përkrahja financiare e ministrisë.
“Ministria e Bujqësisë krahas mbështetjes se sektorëve tjerë në fushën e bujqësisë, këtë vit në skemat e veta programore përveç subvencioneve, të cilat arrijnë vlerën në 300 mijë euro, këtë sektor është duke e mbështetur edhe me grante investive në vlerë prej 250 mijë euro”, deklaroi Cakiqi.
Ai tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të zhvillohet edhe më shumë bletaria.
Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, Haxhi Demukaj tha se falë kushteve të favorshme klimatike si dhe mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë, ky vit është treguar i mbarë dhe mjaft i suksesshëm për bletarët.
“Rendimentet e mjaltës sivjet janë më të mëdha se sa viteve të mëparshme, ku sipas të dhënave që kemi rendimenti po sillet prej 20 deri në 22 kilogramë për koshere. Në këtë ka ndikuar në masë të madhe edhe përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë, e cila sivjet është rritur edhe më shumë”, tha kryetari Demukaj.
Ai ka treguar se përveç rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë së mjaltit, përkrahja financiare po ndikon edhe në rritjen e numrit të bletarëve.
Panairi tradicional i bletarisë “Kosova 2013”, është organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Lidhja e Bletarëve të Kosovës, do të jetë i hapur deri më 5 tetor dhe në të përveç bletarëve kosovarë, prodhimet e tyre po i ekspozojnë edhe bletarë nga vendet e rajonit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













