Bota
Në këtë rast mund të humbisni shtetësinë gjermane
Gjermania ka në plan të heqë shtetësinë gjermane, për ata që luftojnë për një grup militantësh të huaj.
Sipas ligjit gjerman, individët me më shumë se një shtetësi tashmë mund të humbasin shtetësinë e tyre gjermane nëse luftojnë për një ushtri të huaj pa lejen e ministrisë gjermane të mbrojtjes, përcjell albinfo.ch.
Rregulli i ri do të zbatohej vetëm në kushte të rrepta – individi duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe të ketë më shumë se një shtetësi, kështu që ai ose ajo nuk do të mbetej pa shtetësi pas humbjes së shtetësisë gjermane, shkruan “The Local”.
Ndryshimi ligjor nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive, që do të thotë se luftëtarët IS të Gjermanisë, të cilët tashmë janë të burgosur nuk do të preken.
Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert refuzoi pohimet se
amendamenti do të linte shtetasit e dyfishtë të ndihen si “qytetarë të klasit të dytë”.
Me shkatërrimin e organizatës së Shtetit Islamik, shumë vende evropiane po përballen tani me çështjen urgjente se çfarë të bëjnë me kthimin
e luftëtarëve, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












