Integrimi
Shqiptarët, të dytët për pajisje me pasaporta të vendeve të BE-së
Më së shumti të huaj të natyralizuar në vendet anëtare të BE-së vijnë nga Maroku, 67.900 veta, ndërsa menjëherë pas tyre radhiten shtetasit e Shqipërisë, 58.900 sish
Gjatë vitit 2017 (për vitin 2018 ende nuk ka të dhëna) rreth 825 mijë persona kanë fituar nënshtetësinë e ndonjërit nga shtetet e Bashkimit Evropian, numër ky që shënon një rënie të theksuar në krahasim me vitin paraprak, 2016, kur ishin 995 mijë të tillë. Numri i të huajve të natyralizuar nga shtetet e BE-së gjatë vitit 2017 ishte më i vogël edhe në krahasim me vitin 2015, kur në këtë kategori hynin 841 mijë veta, shkruan presseportal.de.
Nga numri i gjithëmbarshën i personave të cilët gjatë vitit 2017 janë natyralizuar në ndonjërin vend të BE-së, 17% kanë qenë shtetas të një vendi tjetër, anëtar të BE-së, transmeto albinfo.ch. Ndërsa shumicën e madhe të kësaj kategorie e përbëjnë qytetarët e vendeve të treta ose njerëzit pa nënshtetësi (apatridët).
Interesante për lexuesin shqiptar në këtë statistikë janë numrat në vijim: Më së shumti të huaj të natyralizuar në vendet anëtare të BE-së vijnë nga Maroku, 67.900 veta, ndërsa menjëherë pas tyre radhiten shtetasit e Shqipërisë, 58.900 sish. Më tutje në radhë janë shtetasit e Indisë (31.600), të Turqisë (29.900), të Rumanisë (25.000) etj.
Nga shtetasit e ndonjë vendi të BE-së, më se shumti kanë marrë nënshtetësi të një shteti tjetër të BE-së shtetasit rumunë, 25000, ata polakë 22000 dhe britanikë (në atë kohë, pjesë e BE-së), 15.000.
Nënshtetësinë e Gjermanisë gjatë vitit 2017 e kanë fituar gjithsej 115.421 persona. Grupet më të mëdha i përbënin turqit, me 13%, britanikët me 5.9% dhe polakët, 5.8%.
Shkallën më të lartë të natyralizimit ndër vendet e BE-së gjatë vitit 2017 e ka dëshmuar Suedia. Nënshtetësinë e këtij vendi e kanë fituar 8.19 në 100 të huaj. Pas Suedisë vjen Rumania me 5.94, Finlanda me 5.05 etj. Ndërsa në Gjermani ky raport është vetëm 1.25 në 100 të huaj.
E-Diaspora
-
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër Swiss Association of Football Players së fundmi ka ndarë disa çmime për futbollistët më të mirë...
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
Jeta në Zvicër
-
Ardon Jashari, me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër Swiss Association of Football Players së fundmi ka ndarë disa çmime për futbollistët më të mirë...
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër