Lajme
U shënua Dita e luftës kundër kancerit të gjirit
Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në parakalimin e bërë në qendër të Prishtinës me këtë rast
Me një parakalim simbolik është shënuar sot në Prishtinë Dita e luftës kundër kancerit të gjirit. Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në parakalimin e bërë në qendër të Prishtinës me këtë rast.
“Përmes ecjes tonë simbolike, ne dëshmojmë kujdesin edhe solidaritetin si individë, si shoqëri dhe institucione, për të gjithë të prekurit nga kanceri i gjirit. Vetëm së bashku mund ta fitojmë këtë betejë! Ju lus të gjithave, nëna, gra, motra dhe vajza, t’i nënshtrohemi kontrolleve të rregullta mjekësore, pasi diagnostikimi i hershëm do të thotë fitore mbi këtë sëmundje”, porositi presidentja e vendit, shkruan koha.net.
Ajo tha se e çmon dhe e vlerëson nismën e grupit të grave deputete për mbledhjen e fondeve për mamografinë mobile, e cila do të ishte në shërbim të të gjitha grave, në çdo cep të shtetit. “Qëllimi ynë i përbashkët është që çdo grua të ketë qasje në shërbimet mjekësore, sepse vetëm kështu identifikohet dhe parandalohet kanceri i gjirit”, tha Jahjaga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













