Integrimi
Shqetëson shtimi i numrit të emigrantëve të varfër
Ata nuk kanë asnjë kualifikim profesional dhe shkojnë në qytete si Duiburgu ku qiratë janë të lira. Aktualisht në këtë qytet janë rreth 8500 emigrantë të tillë
Berlini, Mannheimi, Duisburgu dhe qytete tjera gjermane janë duke u përballur me ardhjen e një numri gjithnjë e më të madh njerëzish të varfër nga Rumania dhe Bullgaria, dy nga vendet më të varfra të Bashkimit Europian. Ata jetojnë në shtëpi të lira në periferi të qyteteve dhe marrin ndihmën sociale prej 190 Eurosh për çdo fëmijë. Kjo shumë ndoshta nuk është asgjë për gjermanët, por për emigrantët është më shumë se sa ndihma që do të merrnin në vendin e tyre. Por në rast se ata nuk gjejnë punë për tre muaj atëherë duhet të largohen nga vendi.
Por është e ardhmja ajo që i shqetëson më shumë gjermanët, sepse duke nisur që nga vitit tjetër, rumunët dhe bullgarët, gjatë këtyre tre muajve qëndrim do të kenë të drejtë për ndihmë sociale dhe qytetet i druhen një dyndje të “emigrantëve të varfër”, shkruan DW. Por një raport i Komisionit Evropian thotë se Gjermania nuk ka arsye të ankohet dhe vendi ka përfitime nga emigracioni nga vendet e BE.
Përfitimet
Sipas raportit , i cili studion efektin e emigrimit në BE dhe buxhetin e çdo shteti, emigrantët nga vendet e BE përbëjnë vetëm 5% të atyre që marrin ndihmë sociale në Gjermani. E njëjta shifër është edhe për Finlandën, Francën, Holandën dhe Suedinë. Pjesa më e madhe e emigrantëve, sipas raportit, jetojnë në familje, ku të paktën njëri nga pjesëtarët ka një vend pune.
Komisioneri për Çështjet e Punës i BE Laszlo Andor tha për faqen online të Spiegel se “shumë prej rumunëve dhe bullgarëve që punojnë, paguajnë taksat, siguracionet sociale dhe harxhojnë para, pra kontribuojnë në rritjen ekonomike të Gjermanisë”. Reinhold Spaniel, kryetar bashkie i Duisburgut, pranon se ka rumunë dhe bullgarë të kualifikuar që vijnë në Gjermani, por ata nuk janë problemi i tij. “Emigrantët e varfër vijnë nga problemet ekonomike që kanë në vendet e tyre, prandaj ata vijnë në Gjermani.”
Shumë nga ata janë romë që jetojnë në kushte shumë të vështira në vendet e tyre. Ata nuk kanë asnjë kualifikim profesional dhe shkojnë në qytete si Duiuburgu ku qiratë janë të lira. Aktualisht Duisburgu është shtëpia e 8,500 emigrantëve të tillë dhe shtohen me 500 për çdo muaj.
Rregulla të reja?
Sipas Christoph Butterwegge, specialist i varfërisë në Universitetin e Këlnit, “ky mund të jetë një problem vetëm për qytete të caktuara, por nëse e shikon në një perspektivë më të gjerë në gjithë Gjermaninë, shikon se ka para për të përballuar këtë problem.”
Por Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, ka këmbëngulur që BE duhet të bëjë më shumë, si për shembull futja e rregullit të ri që të ndalojë njerëzit të rikthehen në Gjermani nëse janë detyruar të largohen sepse nuk kanë gjetur një punë, shkruan müe tuje DW.
Përgjigja e Butterwegge ishte e vendosur: “Friedrich nuk është duke bërë fushatë elektorale. Ai përdori emigrantët e varfër për fushatën e tij që të luante rolin e të fortit, por ai duhet të dijë që ata janë shtetas të BE. Ai do vetëm lëvizjen e kapitalit, por lëvizja e lirë e njerëzve është më e rëndësishme.”
Edhe pse nën presion, Spaniel thotë se nuk do që të ndryshohet ligji. “Këta njerëz kanë të drejta të njëjta të lëvizjeje si francezët apo anglezët, por ne thjesht nuk mund t’i përballojmë me fondet e Duisburgut. Ne kemi nevojë për ndihmë nga qeveria federale dhe BE”
Në terma afatgjatë paratë e BE duhen për të përmirësuar kushtet në vendet e tyre në mënyrë që ata të mos detyrohen të largohen, por kjo nuk do të ndodhë shpejt.
E-Diaspora
-
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër Zarfet e votimit pritet të mbërrijnë mes 20 dhe 27 majit, ndërsa qytetarët u këshilluan që... -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar













