Lajme
60 vjet burg për “Lëvizjen e Lirisë”
Sipas vendimit të gjykatës, 10 të rinjtë e “Lëvizjes së Lirisë” janë gjetur fajtorë për veprën e terrorizmit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist. Ata janë dënuar bashkërisht me 60 vjet burg
Dhjetë djem të rinj që i përkisnin një gripi të armatosur “Lëvizja e lirisë” janë dënuar të mërkurën në Gjykatën Themelore të Gjilanit me 60 vjet heqje lire, për pjesëmarrje në tri aksione të armatosura kundër punktit të Policisë Serbe në fshatin Dobrosin, ndemjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas vendimit që kanë sjellë gjyqtarët e EULEX-it (Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit) “Lëvizja e Lirisë” është gjet fajtorë për veprën e terrorizmit dhe pjesëmarrja në grup terrorist, që është e dënueshme sipas ligjeve të Kosovës.
Trupi Gjykues, i kryesuar nga Arkadiusz Sedek, ka shpallur fajtor: Valon Jasharin dhe i shqipton dënim me 9 vjet burg; Skënder Jashari dënohet me 8 vjet; Gazmend Lakna me 5,6 vjet; Gazmend Gjymshiri me 6,6 vjet; Qëndrim Rexhaj me 5,6 vjet; Muhamed Aliu 5,6 vjet; Skënder Selmani 5,6 vjet; Enver Musolli 6,6 vjet; Abdullah Zogaj 5,6 vjet; dhe Jeton Shabani me 2, 2 vjet.
Gjykatësi i EULEX-it, duke dhënë arsyetimin për këto dënime, ka thënë se të dënuarit duke qenë pjesë të Grupit “Lëvizja e Lirisë” kanë marrë pjesë në sulmet në Punktin e Policisë Serbe në Dobrosin, në kufirin në mes të Kosovës dhe të Serbisë.
Në Dobrosin tri herë brenda vitit të kaluar është sulmuar punkti i policisë serbe, ndërsa përgjegjësinë e ka marrë “Lëvizja e Lirisë”.
Gjatë procesit gjyqësor, të dyshuarit deklaruan se nuk i kanë kryer veprat penale për të cilat i ngarkonte prokurori ndërkombëtar Mauricio Salustro. Ata patën deklaruar se nuk kanë lidhje me sulmet në Dobrosin dhe si të tillë nuk i përkasin të ashtuquajturës “Lëvizja e Lirisë”.
Sulmi në Dobrosin ishte përcjellë me shumë shqetësime, ndërsa për këtë kishin reaguar edhe institucionet në Bruksel.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












