Lajme
Hiqet pjesërisht taksa kufitare për Luginën
Polica javore e sigurimit vazhdon edhe më tej të jepet në kufij, por ndryshe nga dita e djeshme, sot nuk paguhet, edhe pse procedurat mbeten të njëjta
Qytetarët e Luginës së Preshevës nga dita e sotme, nuk do të paguajnë taksa kufitare gjatë hyrjes në Kosovë. Megjithatë kjo masë lehtësues vlen vetëm për kalimtarët që kanë makinën në emrin e tyre, ndërsa ata që kanë autorizim ose e shfrytëzojnë automjetin e vëllait ose babait, duhet të paguajnë 20 euro për një javë.
Të paktën kështu u është transmetuar sot kalimtarëve te vendkalimi “Dheu i Bardhë”, “Muçibabë” dhe “Mutivodë”. Polica javore e sigurimit vazhdon edhe më tej të jepet në kufij, por ndryshe nga dita e djeshme, sot nuk paguhet, edhe pse procedurat mbetën të njëjta.
Ndryshe Qeveria e Kosovës votoi të premten më 11 tetor heqjen e taksës për veturat me regjistrimet e Bujanocit, Preshevës dhe Leskocit.
Gjatë mbledhjes së kabinetit të premten më 11 tetor, shefi i qeverisë Hashim Thaçi ka thënë se vendimi mbështetet në “kërkesën e liderëve të shqiptarëve në këto tri komuna, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilat reflektojnë edhe nevojën e popullatës së atjeshme për heqjen e taksës për veturat në vendkalimet kufitare”.
“Jemi nga komuna e Medvegjës. Ka nevojë kjo popullata këndej të lirohet prej do gjërave dhe të mos ngarkohen me këto taksa, sepse kanë mbetur një pakicë e popullit atje, dhe të lirohen prej këtyre gjërave është mirë”, citon REL Beqir Demën nga Medevegja.
Në Prishtinë ndërkaq, shtabi i policisë thotë se vendimi i qeverisë nuk prek punën e policisë.
Ndryshe shqiptarët e asaj ane ndërkaq druajnë se ky lehtësim do të zgjasë, pasi kanë frikën se ai do të ngjall reagime në Bruksel. Ndërsa ka të tjerë që shpresojnë se taksa kufitare është heqë shkaku i fushatës.
“Kam dronë se këtë kryeministri Hashim Thaçi e ka bërë vetëm për shkak ë fushatës”, tha për albinfo.ch, R.Sylejamani një banor nga Lugina e Preshevës. Sipas tij, kjo lojë mund të jetë me hile, sepse kryeministri Thaçi po pretendon që në zgjedhjet lokale të fitoj Gjilanin, ku janë të koncentruar një numër shumë i madh i shqiptarëve nga Presheva dhe Bujanoci.
“Thaçi synon që t’i përvetësojë shqiptarët e Luginës dhe përmes tyre ta fitoj betejën në Gjilan. Kjo s’ka dilemë. Me kanë që zhvillohet loja fer, sot i kish hekë të gjitha taksat kufitare, jo vetëm për ata që e kanë veturën e vet, por për të gjitha automjetet që hyjnë në Kosovë”, tha ai.
Ndryshe, taksa kufitare prej 20 euro në javë, është vendosur 2 vjet më pas, si rezultat i marrëveshjes teknike për lëvizjen e lirë që u arrit në Bruksel. Kjo marrëveshja e “sakatoi” Luginën e Preshevës e cila pagoi taksa të majme për hyrje në Kosovës. Vetëm Sh. Shefkiu për një vit pagoi 600 euro taksa kufitare.
Sipas një përllogaritjeje që ka bërë Banka Qendrore e Kosovës, brenda dy viteve Shoqata e Sigurimeve në Kosovës ka shitur 25 milionë euro polica kufitare, ndërsa dëmi i shkaktuar nuk e ka kaluar 1.5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë












