Bota
Prindërit paguan miliona për pranimin e fëmijëve në universitete
Sipas agjentëve federalë, prindërit kanë paguar nga 200,000 deri në 6.5 milionë dollarë, për të garantuar pranimin e fëmijëve në universitete
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prindërit e pasur, aktorët e famshëm dhe organizatat e kurseve parapërgatitore, janë akuzuar se janë përfshirë në një mashtrim mbarëkombëtar, për të futur fëmijët në universitete prestigjiozë, sipas një padie federale.
Kjo është kthyer në skemën më të madhe të mashtrimit të pranimit në universitete të hetuar ndonjëherë. Skema përbëhej nga dy pjesë kryesore. Fillimisht, prindërit dyshohet se kanë paguar organizata të kurseve parapërgatitore për të bërë provimin në vend të studentëve, apo të korrigjojnë përgjigjet e tyre. Së dyti, organizatat kanë dhënë ryshfete ndaj trajnerëve në universitete, që të pranojnë studentët si atletë të rekrutuar, pa marrë parasysh aftësitë e tyre, transmeton ‘Scan’.
Dokumentet e gjykatës federale bëjnë gjithashtu në dije se të pandehurit kanë krijuar profile falco të sportit, që të duken si atletë më të suksesshëm. Në total, 50 njerëz janë akuzuar si rezultat i hetimit që mori emrin operacioni “Varsity Blues”, përcjell albinfo.ch.
Tek të arrestuarit përfshiheshin dy administratorë të provimeve të SAT dhe ACT, 1 mbikëqyrës i provimeve, 9 trajnerë në shkolla elitare, 1 administrator universiteti dhe 33 prindër, sipas Andrew Lelling, avokatit amerikan për Massachusetts.
Sipas tij, prindërit përbënin një “katalog të pasurisë dhe privilegjit”, përfshirë aktorë, ekzekutivë, stilistë të modës dhe një bashkëkryetar të një firme ligjore ndërkombëtare.
Sipas agjentëve federalë, prindërit kanë paguar nga 200,000 deri në 6.5 milionë dollarë, për të garantuar pranimin e fëmijëve në universitete. Akuzat zgjaten në një afat kohor nga viti 2011 e deri në 2019-ën.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












