Lajme
Rreth një mijë zyrtarë, me nga dy vende pune
Sipas shifrave që ka Agjencia Kundër Korrupsionit, 969 zyrtarë kanë më shumë se një vend pune. Papunësia në Kosovës, ndërkaq shkon në 31 për qind
Derisa numri i të papunëve në Kosovë kalon 30 përqindëshin e popullatës aktive, nëpër institucionet shtetërore ka qindra zyrtarë që i mbajnë nga dy, tri e deri pesë puna në të njëjtën kohë. Sipas disa statistikave, janë 900 zyrtarë që kanë nga dy e më shumë epuan.
Ky shqetësim po vazhdon të përsëritet edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, shkruan “Koha Ditore”.
Prandaj për t’i eliminuar profesorët që punojnë në dy vende puna, Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar nga stafi akademik, që të përcaktohet për një vend pune. Këtij vendimi i janë përgjigjur vetëm disa nga profesorët.
Zyrtarët të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ndërkaq ankohen se me gjithë publikimin e të dhënave për rastet e shumta ku zyrtarët kanë më shumë se dy vende të punës , vërejtjet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.
Sipas shifrave që ka Agjencia Kundër Korrupsionit, 969 zyrtarë kanë më shumë se një vend pune.
Edhe këtë vit Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për Kosovën ka përmendur faktin se më shumë se 800 figura publike mbajnë më shumë se një vend pune, nganjëherë deri në 5 vende pune.
Prandaj Agjencia ka rekomanduar që zyrtarët nuk mund të mbajnë në të njëjtën kohë më shumë se një vend pune me përgjegjësi financiare deri në një nivel të caktuar.
Sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i të papunëve në Kosovë është rreth 43 për qind. Ndërsa Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikim e fundit ka thënë se numri i papunësisë, duke i llogaritur fuqinë aktive të punës, shkon në 31 për qind.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













