Lajme
Zotohen 30 miliardë euro në energjetikë
Në takimin e 11 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë që u mbajt në Serbi u miratua strategjia energjetike rajonale, ku u përfshinë 35 projekte me 30 miliardë euro
Ministrat e Ekonomisë të vendeve ballkanike dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë miratuar në Beograd strategjinë e energjetikës për Evropën Juglindore. Kjo strategji përfshinë 35 projekte të ndryshme, me një vlerë të përbashkët rreth 30 miliardë euro.
Kjo strategji është miratuar në kuadër të takimit të 11, të Traktatit të Komunitetit të Energjisë që u mbajt në Serb.
Në këtë takim, mori pjesë edhe ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, i cili bashkë me homologët tjerë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe të tjerë morën një sërë vendimesh.
Përfaqësuesi dhe njëherit bashkëdrejtuesi i këtij këshilli i Komisionit Evropian, Fabricio Barbaso përshëndeti ministrat dhe përfundimin e negociatave me sukses për sektorin e energjisë.
“Ka një simbolikë ardhja në Beograd vetëm dhe jo pjesëmarrja në mbledhje, për herë të parë pas marrëveshjes. Që në mbledhjen e parë ndjehet një frymë pak më ndryshe, drejt realizimit të kërkesave që Kosova i ka me dhjetëra vite deri tani në sektorin e energjetikës”, tha Fadil Ismajli, ministër i Zhvillimit Ekonomik.
Në këtë takim për herë të parë nga Qeveria e re e Shqipërisë mori pjesë ministri Damian Gjiknuri, i cili tha se komuniteti i energjetikës është i rëndësishëm, pasi energjetika është një nga prioritetet e BE-së.
“Problemet rajonale energjetike janë shumë të rëndësishme për sigurinë e furnizimit të vetë vendeve, por njëkohësisht edhe për rëndësinë që ka furnizimi i energjisë për Evropën. Ballkani po merr një rol strategjik, për më tepër edhe këtu u përmend dhe u fut si një nga projektet strategjike ndërtimi i gazsjellësit që është një interes direkt i BE-së”, tha ai.
Njëkohësisht, në projektet që u miratuan, sipas tij, u futën edhe disa projekte që lidhen direkt me Shqipërinë, siç është projekti i Skavicës, raporton TCH.
Ministrat e vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë u pajtuan me rekomandimin për adoptime të caktuara drejt implementimit të direktivës 2012/27 EU për Efiçiencë të Energjisë. Këto rekomandime do të shërbejnë si bazë e mirë ligjore dhe lehtësim për implementim të direktivës në fjalë.
Në këtë takim mes tjerash u miratuara edhe lista e projekteve me interes të Komunitetit të Energjisë.
Kjo listë përmban projekte me interes nacional dhe regjional, të cilat mes tjerash janë zgjedhë në baze të metodologjisë së Sekretariatit të Energjisë. Në mesin e këtyre projekteve janë edhe TC Kosova e Re dhe Linja interkonektuese 400 kV me Shqipërinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











