Futboll
Danimarka synon fitore ndaj Kosovës
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Danimarkës, Age Hareide dhe ylli Christian Eriksen kanë thënë se synimi kryesor i tyre është fitorja.
Hareide për mediumet në Danimarkë ka theksuar se ndeshja kundër Kosovës do të jetë stërvitje e mirë para ndeshjes kualifikuese kundër Zvicrës për “Euro 2020”.
“Kemi zgjedhur kundërshtar më poshtë të ranguar dhe po ashtu, kemi gjashtë zëvendësime. Pra, do të jetë një stërvitje e mirë për ne”, ka thënë Hareide.
Edhe ylli i Danimarkës, Christian Ekiksen, ka thënë se synojnë fitore për ta nisur mbarë vitin 2019, përcjell albinfo.ch.
“Kundër Kosovës mund të ketë më pak rrezik, por natyrisht që nuk duam ta humbim atë ndeshje dhe ne do të donim të fitojmë, për ta pasur një përshtypje më të mirë dhe një fillim të mbarë të vitit 2019”, është shprehur Eriksen.
Ndeshja Kosovë – Danimarkë luhet të enjten, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026













