Lajme
Arrin nota verbale nga Libia
Në notën verbale të njohjes, komunikohet vendimi i Qeverisë së Libisë për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, përmes Ambasadës së Kosovës në Tiranë, ka pranuar notën verbale të njohjes nga shteti i Libisë. Nota verbale ka ardhur nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Libisë në Tiranë, Essam F. Ben Galiel.
Në notën verbale të njohjes, komunikohet vendimi i Qeverisë së Libisë, për të deklaruar zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, thuhet në njoftimin e MPJ-së në Prishtinë..
Në notë, po ashtu theksohet se ky vendim i hap udhë vendosjes së shpejt të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.
Ndërkaq, gjatë takimit, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Libisë në Tiranë, Essam F. Ben Galiel ka theksuar vullnetin e Libisë për të fuqizuar bashkëpunimin me Kosovën, duke theksuar edhe besimin se dy vendet shumë shpejt do të vendosin marrëdhëniet diplomatike.
Ai po ashtu ka folur edhe për rrugën e Libisë deri te vendimi për njohjen e Kosovës, duke theksuar se me gjithë se ndjehet se ky vendim është paksa i vonuar, çështja e Kosovës ka qenë gjithnjë në zemrat e popullit të Libisë.
Ndryshe, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të lobimit të fuqishëm për njohjen e Kosovës, gjatë tre vjetëve të fundit ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të institucioneve të Libisë, pas rënies së regjimit të Muamar Gaddafit.
Së fundi, më 2 shkurt të këtij viti gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 49-të për Siguri në Munih, Hoxhaj ka takuar ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Libisë, Mohamed Abdulaziz, i cili pati deklaruar se Libia pritet ta njoh së shpejti shtetin e Kosovës.
Vendimi për njohjen e Kosovës nga Libia, i është konfirmuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi nga homologu i tij libian, Ali Zeidan, më 25 shtator 2013, pas një takimi në Nju Jork.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












