Shqipëria
Hapet rruga për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit
Këshilli i Ministrave miratoi sot nënshkrimin e kontratës së koncesionit për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit, për 35 vjet.
Kështu deklaroi sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i operatorëve Global Technical Mechanics dhe ‘Bami’ shpk. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një proces negociimi intensiv me fituesit e tenderit. Kontrata u negociua dhe u dërgua për mendim institucioneve respektive. Mendime këto të dakordësuara dhe të reflektuara në kontratën përfundimtare të nënshkruar, e cila sot u miratua me vendimin e Këshillit të Ministrave, hyrja e saj në fuqi i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Kukësit”, theksoi Balluku, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Balluku sqaroi se kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vjet, kohëzgjatja e zbatimit të punimeve dhe afati i vënies në operim është 24 muaj, vlera e rehabilitimit të Aeroportit të Kukësit është rreth 8 milionë.
Sipas saj, nga zhvillimi i projektit ndërtues dhe më vonë në atë të zhvillimit të aktiviteteve në Aeroportin ndërkombëtar të Kukësit do të punësohen 220 persona.
Ndërkohë, vijoi ajo, nga përllogaritjet dhe kryqëzimi i të dhënave të projekteve të ngjashme mbështetur edhe në destinacionet e ndërtimeve që do te kryhen numri i punonjësve pritet të shkojë 12 mijë persona në fazën finale të realizimit të këtij projekti.
“Pozita e mirë gjeografike dhe rëndësia e zhvillimit të këtij aeroporti ka tërhequr vëmendjen e linjave të mëdha low cost, si Easy Jet, Pegasus, Ryanair, Vueling Airlines, etj. Ky aeroport parashikohet të ketë një fluks lëvizjesh rreth 300 mijë pasagjerë në vit, në rritje të ndjeshme sigurisht në vitet pasuese”, nënvizoi Balluku.
Ministrja Balluku theksoi se “synimi është që përmes çmimeve të ulëta dhe shërbimeve cilësore ky aeroport të shërbejë si pikë referimi në funksion të lëvizjes rajonale të udhëtarëve, veçanërisht atyre nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia”.
Aeroporti i Kukësit, shtoi ajo, pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të zonës duke e kthyer atë në një hapësirë me mjaft interes për investime, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
“Aeroporti është një tjetër premtim i mbajtur dhe tregues i qartë se qeveria do të vijojë të përmbushë detyrimet e saj kushtetuese për të realizuar projekte strategjike dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, tha Balluku.
“Procedura e ndjekur për realizmin e kësaj kontrate është mbështetur në ligjin 125 të vitit 2013 për koncesionet për Partneritetin Publik dhe Privat, i ndryshuar me VKM 575 të datës 10.7 2013, për miratimin e rregullave identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve PPP të ndryshuar”, përfundoi Balluku.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













