Lajme
Kosova voton sot
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, tha se gjithë procesi ka nisur mbarë dhe po vëzhgohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë
Përveç një qendre votimi në veriun e Kosovës, të gjitha qendrat e tjera të votimit janë hapur në ora 7 e mëngjesit në Republikën e Kosovës, konfirmo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas kryetares Valdete Daka, gjithë procesi ka nisur mbarë dhe po vëzhgohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë.
”Në atë vendvotim (veri) nuk është shpërndarë materiali për këtë arsye nuk ka arritur të hapet”, deklaroi Daka, kryetare e KQZ-së. Ajo ishte votuesja e parë që ka shpallur të hapur zyrtarisht qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
“Shpresoj se të gjithë qytetarët e Kosovës do të dalin në votim dhe me votën e tyre, do ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre, për të cilët mendojnë se janë më të mirët. I uroj sukses të gjithë qytetarëve të Kosovës, iu dëshiroj një ditë të mbarë dhe le të fitoi Kosova”, deklaroi Daka.
Këto janë zgjedhjet e pesta lokale prej përfundimit të luftës. Të drejtë vote kanë mbi 1 milionë e 700 mijë votues. Zgjedhjet do të zhvillohen në 798 qendra të votimit, ose në 2366 vendvotime.
Sipas KQZ-së, zgjedhjet vëzhgohen nga mbi 30 mijë e 173 vëzhgues, ku janë të përfshirë vëzhguesit e partive politike, por edhe të Demokracisë në veprim dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.
E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se për herë të parë ato mbahen në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e veriut. Këto të fundit në katër zgjedhjet e kaluara kanë bojkotuar procesin, ndërsa kanë funksionuar si struktura paralele të financuara nga Beogradi.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar një numër i konsiderueshëm i policëve të Kosovës.
“Policia e Kosovës do të kujdeset për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën, ndërsa në veri do ta kemi asistencën e pjesëtareve të EULEX-it”, ka deklaruar për mediet e Prishtinës, drejtori i Operativës në Policinë e Kosovës, Rashit Qalaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











