Futboll
Trajneri i Kosovës flet pas ndeshjes me Danimarkën
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Danimarkës, 2 me 2, në miqësoren e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
“Mendoj se mund të jemi të lumtur me këtë ndeshje dhe qartë, ishte ndeshje intensive. Për mua, ekipi bëri punë shumë të mirë. Patëm disa raste të mira. Shënuam dy, pësuam dy kundër një ekipe shumë të fortë. Mendoj se ishte një performancë shumë e mirë ekipore dhe jam i kënaqur”, ka thënë ai pas ndeshjes, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Ai është shprehur se i vjen keq që Kosova e lëshoi ndeshjen nga duart në minutat shtesë, por ka shtuar se është i lumtur me paraqitjen.
“Për mua rezultati s’ishte në plan të parë, por performanca ndaj një skuadre të fortë. Në mbrojtje ishim të mirë dhe po ashtu edhe në fazën ofanzive. Patëm raste dhe treguam lojë të mirë. Kjo ishte më e rëndësishmja”, ka shtuar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











