Integrimi
Tirana fton mjekët shqiptarë nëpër botë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ftuar të gjithë mjekët shqiptarë që e ushtrojnë karrierën e tyre jashtë vendit në një konferencë “Thuaj po Shqipërisë” në Tiranë
Me këtë konferencë autoritetet në Tiranë synojnë të mbledhin bashkë në Tiranë profesionistët më të mirë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e mjekut në vende të ndryshme të botës.
Qëllimi i kësaj nisme që është bërë publik në rrjetin social “Facebook” nga ana e kryeministrit të Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë, është që të gjithë profesionistët e kësaj fushe të kontribuojnë për t’i hapur rrugë transformimit sa më të shpejtë të sistemit shëndetësor shqiptar.
“Kam kënaqësinë të ftoj mjekët shqiptarë me karrierë jashtë vendit, të vijnë për të ndarë me ne ide e eksperienca, projektuar hapa e jetësuar nisma, që do t’i hapin rrugë transformimit sa më të shpejtë të sistemit shëndetësor shqiptar. Jemi të vendosur të bëjmë të mundur, së bashku, një shërbim shëndetësor cilësor të denjë për qytetarët tanë, suksesin tuaj dhe të nesërmen e gjeneratave të tjera. Ndaj pres me shumë kënaqësi takimin tonë, që kalon përmes kësaj PO për Shqipërinë”, shkruan Edi Rama në Facebook.
Konferenca me mjekët shqiptarë mbahet më 22 nëntor në Tiranë.
http://www.thuajiposhqiperise.org/index.php
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











