Bota
Londër: Pesë milionë nënshkrime në peticionin kundër Brexit-it
Peticioni, i cili i kërkoi Qeverisë britanike të revokojë nenin 50 dhe rishikimin e planit të saj për të dalë nga Bashkimi Evropian, i ka kaluar 5 milionë nënshkrime, pas një proteste masive, e cila u mbajt të shtunën në Londër.
Që nga ora 2:18, të dielën, 5.000.438 persona kanë nënshkruar peticionin, duke e bërë atë ndër peticionet më të popullarizuara në faqen e Parlamentit.
Shifra më e lartë para kësaj ishte prej 4.150.260 personash, një peticion i vitit 2016 që bënte thirrje për një referendum të dytë, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Peticioni vazhdoi të rritet pas marshit të së shtunës, të cilën organizatorët pretendonin se panë më shumë se një milion njerëz në rrugët e Londrës.
Margret Georgiado, gruaja e cila e bëri peticionin, tha të shtunën se kishte marrë kërcënime me vdekje. Georigiadou shkroi në Twitter se natën e së premtes ajo kishte marrë tri kërcënime të tilla përmes telefonit. Ajo theksoi se kishte fshirë edhe llogarinë e saj në Facebook, pasi drejt saj kishte shpërthyer “përrua e akuzimeve”, shkruan “The Guardian”, transmeton Koha.net.
Në marshimin e së shtunës, protestuesit që mbanin flamuj të BE-së dhe pankarta, u endën nga Hyde Park Corner deri në Sheshin e Parlamentit.
Deputetët u rreshtuan në skenë për të adresuar turmat dhe për t’i bërë thirrje qeverisë për të siguruar një “votim të popullit” në Brexit.
Nënkryetari i Partisë Laboriste, Tom Watson, akuzoi kryeministren se kishte humbur kontrollin e procesit të Brexitit dhe tha se mund ta mbështeste vetëm marrëveshjen e saj nëse “lejoni që njerëzit të votojnë gjithashtu për të”.
Ish-deputetja konservatore, Anna Soubry, tani anëtare në Grupin e Pavarur, u kërkoi kolegëve të saj parlamentarë që të “vënë shtetin në vend të parë dhe të votojnë për vullnetin e popullit”.
Gjithashtu duke iu drejtuar turmave, prefekti i Londrës, Sadiq Khan, kërkoi që neni 50 të tërhiqej.
“Është koha që neve, njerëzve të Britanisë, të na jepet fjala e fundit për Brexit”, tha ai.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













