Kosova
Shkarkohet zëvendësministrja serbe, Vesna Mikiq
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e liroi nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ky vendim u mor pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.
Sipas kryeministrit Haradinaj, deklarimet e tilla janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.
Haradinaj tha se Mikiq i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”.
Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.
E-Diaspora
-
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës EHL Lausanne certifikon 60 nxënës shqiptarë në fushën e hotelerisë... -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Britani
Arbër Aruqi diplomon në Akademinë Mbretërore Sandhurst -
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon të kufizojë blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt Shtetasit jashtë BE-së dhe EFTA-së pritet të kenë nevojë për leje të posaçme për të blerë... -
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes -
Migros shkurton vende pune, dhjetëra punonjës të prekur -
Rritje e ndjeshme e rasteve të pickimeve nga rriqrat në Zvicër -
Rriten shkeljet e të miturve në trafik në kantonin e Cyrihut, sidomos me trotinetë elektrikë














