Bota
Fëmijët “heronj” rihapin debatin për shtetësinë italiane
A duhet t’i jepet nënshtetësia italiane brezit të dytë të emigrantëve? Kjo pyetje po dominon përsëri debatin politik në Itali, pas rrëmbimit javën e kaluar të një autobusi plot me fëmijë.
Shoferi i autobusit, me origjinë italiane apo senegaleze, donte t’i vriste të 51 fëmijët për t’u hakmarrë për vdekjet e emigrantëve në Detin Mesdhe.
Por, plani i tij u prish nga dy nxënës, me kombësi marokene dhe egjiptiane, të cilët ia dolën të lajmërojnë policinë.
Të dy nxënësit janë konsideruar si “heronj” dhe tani atyre mund t’u jepet shtetësia italiane si shpërblim.
Por, ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, lider i Legës anti-emigracion, nuk pranoi ta konfirmojë sot një gjë të tillë.
“Ne po i analizojmë çështjet lidhur me dhënien e shtetësisë, gjë që është serioze… ka gjëra qe një ministër duhet t’i shqyrtojë me kujdes”, u tha Salvini gazetarëve.
Partia Demokrate ne opozitë, që u përpoq, por nuk arriti t’i miratojë reformat mbi këtë çështje kur ishte në pushtet, ka përtërirë thirrjet për ta bërë më të lehtë për të gjithë fëmijët e lindur në Itali nga familje emigrante që të marrin pasaportën italiane.
”Kjo çështje nuk është në rendin e ditës së qeverisë”, theksoi Salvini, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Udhëqeqësi i Legës gjithashtu tha se do të takojë Ramy Shehatën, një prej dy heronjve dhe familjen e tij egjiptiane, pasi e kishte kritikuar djalin se kishte folur pro shtetësisë italiane për të gjithë fëmijët e emigrantëve.
Ndërkaq, të 51 fëmijët që i mbijetuan rrëmbimit të autobusit në 20 mars zhvilluan një takim në shkollën e tyre në Krema, një qytet rreth 50 kilometra në juglindje të Milanos, së bashku me oficerët e policisë, të cilët kishin ardhur për t’i shpëtuar.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












