Lajme
Jahjaga shtroi “Darkën e Lamës”
“Darka e Lamës” e cila sivjet u shtrua në mesditë, është bërë si festë tradicionale që shtrohet nga Presidentja me rastin e mbledhjes së prodhimeve bujqësore
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e organizoi të shtunën Ditën e Falënderimit, apo siç quhet në opinion “Darka e Lamës”, e cila sivjet u organizua në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe ishte e hapur dhe për qytetarët e zakonshëm.
Në ceremoninë e kësaj dite ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve vendore e ndërkombëtare, ndërsa sofra e Presidentes ishte e mbushur me ushqime tradicionale shqiptare.
“Darka e Lamës” është bërë si festë tradicionale që shtrohet nga Presidentja me rastin e mbledhjes së prodhimeve bujqësore, ose me të filluar vjeshta e vonë.
“Jemi mbledhur sot së bashku, të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, me miqtë tanë, në këtë festë në përfundim të të korrave për t’iu gëzuar bereqetit që na e ka falur Zoti, në këtë tokë pjellore të vendit tonë”, tha në filli të ceremonisë presidentja Jahjaga.
Dita e Falënderimeve, sipas saj, është festa jonë tradicionale, e moçme që prej kohëve të dardanëve ilirë, që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njëri-tjetrin dhe me të ardhmen e tyre.
“Kjo është një ditë që na mbledhë të gjithëve përreth sofrës sonë të begatë dhe kur bëhemi bashkë me më të dashurit tanë, pas punëve të kryera të stinës. Por gjithashtu kjo është një ditë kur duhet t’u shtrijmë dorën e ndihmës fqinjëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ne”, tha Jahjaga.
Ai tha se në këtë ditë të gjithë duhet të jenë falënderues për sigurinë dhe përparimin e vendit tonë.
“Të jemi falënderues për tokën tonë të begatë dhe për bereqetin që na sjell ajo. Le të jemi falënderues për liritë tona, për të cilat kemi sakrifikuar aq shumë dhe për shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë”, deklaroi më pas presidentja kosovare.
Jahjaga tha se në këtë ditë të festës tradicionale, tha se paqja ndërtohet me mirëkuptim dhe me respekt të ndërsjellë dhe ku qëndrueshmëria varet nga vetë qytetarët e devotshëm të këtij vendi, që duan ta gëzojnë të ardhmen e tyre.
“Le të punojmë sot, me më shumë besim në vetvete dhe me dashurinë për vendin tonë, të bashkuar dhe një, për ta bërë Kosovën pjesë të pandashme të botës së përparuar dhe një vend të dinjitetshëm për të jetuar”, tha Jahjaga, duke iu lutur Zotit për më shumë begati për Kosovën dhe popullin e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













