Lajme
Shpëtohen në det tre shqiptarë, kishin humbur prej 4 ditësh
Tre shtetas shqiptarë, 33, 56 dhe 23 vjeç, u shpëtuan nga rojet bregdetare pas katër ditësh në Kanalin e Otrantos.
Ata u gjeten rreth shtatëdhjetë milje larg brigjeve italiane dhe u dalluan nga një helikopter që po patrullonte zonën. Me sa bëjnë të ditur autoritetet vendase, gomonia që ata sapo kishin blerë, kishte pësuar avari në motorin e vetëm dhe ishte e pasiguruar, bën të ditur Top Chanel.
Kushtet e detit kur ata kishin dalë nga porti i San Foca kanë qenë të mira, por sipas parashikimeve brenda pak kohe do të përkeqësohej. Tani autoritetet italiane po hetojnë mbi arësyet e udhëtimit dhe kanë marrë në pyetje tre personat. Ata janë kuruar fillimisht në spital sepse kanë qenë të dehidratuar dhe të rraskapitur pas katër ditësh në det të hapur.
Rojet bregdetare dhe njësitë detare i kërkuan gjatë, pasi pala shqiptare dha alarmin për zhdukjen e tyre. Fillimisht kërkimi qe pa rezultat sepse nuk kishte asnjë pikë referimi dhe zona e vezhgimit qe tepër e gjerë. Më pas, gominia u arrit të dallohet megjithë errësirën nga një helikopter i rojeve financiare i pajisur me sensorë të veçantë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











