Kosova
Odat ekonomike mirëpresin shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë
Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane në Kosovë mirëpresin vendimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndryshimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut, përmes së cilit bëhet e mundur zgjatja e afatit të kalimit të konsumatorëve të kyçur në nivelin e tensionit 35kV deri më 31 mars 2020.
Odat shprehin konsideratën e tyre edhe për anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, për rekomandimin e tyre drejtuar ZRRE-së në mbështetje të kërkesave të komunitetit të biznesit.
“Vendimi i Bordit të ZRRE-së do të duhej të mundësonte përgatitje më të mirë edhe për konsumatorët, por edhe për furnizuesit e energjisë elektrike për liberalizim të tregut”, thonë Odat. OEK-u dhe OEAK-u i kërkojnë ZRRE-së të rishikojë edhe kufizimet për vetë konsum të energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
Ftesë për lexim letrar dhe diskutim me autoret Jehona Kicaj dhe Elona Beqiraj Një mbrëmje reflektimi mbi luftën, kujtesën dhe rrëfimet e pathëna të brezave... -
Argjentinë
Diaspora shqiptare në Argjentinë, tradita që ruhet brez pas brezi -
Spanjë
Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë -
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern -
Ag Apolloni prezanton romanin “Kësukëkuqja” në Universitetin e Harvardit
Jeta në Zvicër
-
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern Egzona Veseli përmbyll studimet master në Bern, shembull i suksesit të vajzave... -
Zvicër: Kërkesë e lartë për “infermierët forensikë”, Cyrihu e bën shërbimin të përhershëm -
Swiss prezanton tarifë të re pa bagazh dore -
Pa emigracion, popullsia e Zvicrës do të plakej ndjeshëm -
Pse vetëm Aargau shpall gjendje emergjente për azilin në Zvicër?














