Bota
Siri: Nisin xhirimet e një filmi
Me pamje të shtëpive prej balte, palmave e deveve, aktorët, të veshur me rroba tradicionale, po xhirojnë një seri televizive, e cila është pjesë e ringjalljes së industrisë filmike në Siri.
Si krejt sektorët e tjerë ekonomikë në Siri, filmi dhe televizioni janë goditur rëndë nga lufta, në të cilën u vranë gjysmë milioni njerëz dhe miliona të tjerë u shpërngulën shkaku i konfliktit që nisi në vitin 2011.
Çdo film apo seri televizive që është realizuar nga shtëpitë filmike të Sirisë gjatë luftës, rrallë është blerë nga vendet e Gjirit që dikur blinin me të madhe filmat e seritë siriane.
Gjatë luftës, aktorët dhe regjisorët ikën, derisa studiot u ndalën së realizuari projekte për ekranin e madh. Fundi i luftimeve në Damask dhe shtimi i kontrollit shtetëror në kryeqytetin sirian, ka shtyrë studiot filmike që t’i ndezin kamerat edhe një herë. Ziad-al-Rayes, kryetar i producentëve televizivë në Siri, ka thënë se filmi përsëri mund të realizohet rehat dhe mirë, derisa ka bërë thirrje që shtetet e huaja të xhirojnë filma në Siri për shkak të natyrës.
“Këtu mund t’i gjeni katër stinët. Keni detin dhe shkretëtirën, ka male dhe fusha. Më lirë është të xhirosh në Siri sesa diku tjetër”, thotë al-Rayes. Seritë televizive janë duke u shkrepur jashtë Damaskut dhe flasin për një klerik sufist në Mekën historike. Kjo seri pritet të transmetohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusi dhe Iran. Aktori i njohur në Siri, Qays al-Sheikh Najib, që kishte ikur nga Siria shkaku i luftës, është kthyer para kamerave në vendin e tij, që t’i japë shtytje rimëkëmbjes së filmit. Ai xhiroi për herë të parë pas tetë vjetësh dhe është pjesë e filmit “A Safe Distance”, që ka të bëjë me ndikimin e luftës te populli sirian.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










