Lajme
Shqipëria u thotë “Jo” armëve kimike të Sirisë
Me respektin me të madh ndaj shqiptarëve ju them të gjithëve se “JO”, nuk do të përfshihemi në këtë operacion", kështu deklaruar kryeministri Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë fjalën e fundit lidhur me armët kimike të Sirisë, duke kundërshtuar që arsenali i armeve të Bashar al Asadit të shkatërrohet në territorin e tij. Ai tha se Shqipëria nuk do të jetë poligon ia armeve kimike, sepse nuk ka kapacitete për t’i përballuar ato.
Me këtë qëndrim, kryeministri shqiptar i ka dhënë fund ankthit të mijëra shqiptarëve që prej disa ditësh kanë vazhduar të protestojnë kundër armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.
“Me respektin me të madh ndaj shqiptarëve ju them të gjithëve se “JO”, nuk do të përfshihemi në këtë operacion”, kështu deklaruar kryeministri Edi Rama në një konferencë për medie.
Ai tha se kur u vu ne kontakt iu kërkua konfidencialitet, çka e detyroi të mos fliste publikisht për diskutimet që po zhvilloheshin në kuadër të asgjësimit të arsenalit kimik të Sirisë. Kryeministri garantoi se nuk do e tradhtonte kurrë popullin e tij, raporton BW.
Kryeministri Rama tha se oferta për shkatërrimin e armëve kimike, do të ndihmojë që të gjitha zonat e mëhershme të kontaminuara të pastrohen, duke mos lejuar që asnjë gram të mbetet në Shqipëri! Ai ka akuzuar opozitën për instrumentalizimin e gjendjes dhe propagandën histerike të saj.
Rama ka theksuar se “pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shqiptarët dhe Shqipëria nuk do të ishin në këtë gjendje ku janë sot”. Ai ka thënë se është i pakuptueshëm “antiamerikanizmi” i cili është trumbetuar gjatë këtyre ditëve.
“SHBA-të nuk vrasin njerëz, por njerëzit e SHBA-ve janë në frontet e luftës për të mirën e njerëzimit”, ka thënë Rama.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të a Amerikës në Shqipëri.
“E respektojmë vendimin e kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurt”, thuhet në reagimin e Ambasadës në Tiranë.
Pas këtij qëndrimi, siç thuhet, nuk ndryshon qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë.
“SHBA ka një miqësi të fortë dhe jetëgjatë me Shqipërinë, prandaj do të vazhdojnë të mbështesë qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike:, thuhet në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara, siç thuhet, do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë.
“Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord”, thuhet në deklaratë, të cilës i referohen mediet në Tiranë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












