Lajme
Sërish tërmet në Kosovë
Tërmeti me forcë 4.7 shkallë të Rihetrit ka goditur sërish Kosovën. Epiqendra e tërmetit ka qenë në mes fshatrave Vesekofc e Bozhlan të komunës së Vushtrrisë
Një tërmet më i fuqishëm se ai i të dielës, e ka goditur sërish Kosovën të hënën në ora 14.15. Sipas institutit sizmologjik evropian, epiqendra ka qenë në rajonin e Vushtrrisë, 25 kilometra në veriperëndim të Prishtinës.
Tërmeti, siç raportohet, ka qenë i një intensiteti prej 4.7 shkallë të Rihterit, ndërsa nuk është raportuar për dëme materiale. Por, qytetarët janë trembur nga dridhjet e fuqishme.
Shemsi Mustafa nga Agjencia Gjeologjike e Kosovës ka thënë për mediet në Prishtinë, se tërmeti ka qenë me forcë dhe magnitudë 4.7 shkallë, ndërsa epiqendra ka qenë 31 kilometra në veriperëndim të Prishtinës, saktësisht në mes fshatrave Vesekofc e Bozhlan të komunës së Vushtrrisë.
Burime të “albinfo.ch” nga Vushtrria thonë se dridhjet e tokës kanë shkaktuar shqetësim të madh tek popullate, ndërsa nga frika të gjithë nxënësit janë nxjerrë nga objekti shkollor. Po ashtu, sipas burimeve, edhe çerdhet janë mbyllur pas tërmetit të mesditës.
Brenda tri katër ditëve të fundit, Kosovën e kanë goditur disa tërmete të lehta, të cilat nuk kanë shkaktuar dëme materiale, përveç që i kanë shqetësuar qytetarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën













