Integrimi
Rregulla të reja për dëbimin e azilkërkuesve në Evropë
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka ndryshuar rregullat për deportimin e azilkërkuesve nga një vend i BE-së në tjetrin. Megjithatë ende ka pohime se politika evropiane për azilin ka dështuar
Deri tani azilkërkuesit të cilët për herë të parë migronin në një vend të BE-së duhet të shqyrtonin menjëherë kërkesën për azil. Nëse refugjati lëviz nga një vend i BE në një tjetër, atëherë vendi tjetër ka të drejtë ta kthejë në vendin ku ka hyrë.
Politikanët dhe burokratët e quajnë ketë rregull “Dublin II”. Por çfarë ndodh nëse vendi ku hyn për herë të parë refugjati trajtohet keq apo jonjerëzisht? A mund të transferohet ai? Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg ka marrë një vendim për këtë çështje.
Vendimi erdhi në përgjigje pas një padie të bërë nga një azilkërkues iranian. Në vitin 2007 ai hyri në Greqi dhe më pas shkoi në Gjermani ku jetonte familja e tij. Autoritetet gjermane thanë se nuk ishin përgjegjës për aplikimin e tij për azil, duke cituar rregullin e Dublinit, dhe e kthyen mbrapsht në Greqi, ku për pak kohë ishte në burg dhe më pas jetoi në rrugë për muaj të tërë.
Gjykata Evropiane ka hedhur poshtë këtë rregull të BE-së. Nëse një azilkërkues trajtohet në mënyrë jonjerëzore në një vend të BE-së, atëherë vendi i cili dëbon aziliantin sipas rregullit të Dublinit është i detyruar të shikojë aplikimin për azil.
Diskutimet rreth rregullit të Dublinit, kanë të bëjnë më mënyrën se si trajtohen azilkërkuesit në përgjithësi.
Vendet në Jug të Europës ankohen se ata mbajnë barrën më të rëndë, pasi janë vendet nga ku hyjnë më shumë emigrantë, sidomos nga Mesdheu.
Ndërkohë vendet në Veri të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë, mbrojnë rregullin e Dublinit.
Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich ka thënë se Gjermania ka më shumë refugjatë se çdo vend tjetër Mesdhetar. Por Harms thotë se ankesat e vendeve të jugut janë të justifikuara.
“Vendet në Veri fshihen pas rregullit Dublin II dhe mundohen të mos marrin shumë azilkërkues.” Por ajo akuzon edhe vendet Europës Jugore të cilët nuk kanë implementuar një sistem funksional për trajtimin e azilkërkuesve.
Harms tha se duhet një standard i përbashkët në të 28 vendet anëtare, sa i përket politikave të azilit. Procesi i Dublinit duhet të zëvendësohet me një sistem kuotash kombëtare për shpërndarjen e refugjatëve.
Karl Kopp nga grupi i të drejtave për refugjatët “Pro Asyl”, i cili mbështeti çështjen e refugjatit iranian , tha se janë fitues ndaj rregullit të Dublinit pas vendimit që mori Gjykata Evropiane.
“Procesi i Dublinit që zbatohet në Evropë dhe që Gjermania e ka dashur e praktikuar gjithmonë, do të marrë fund”, thotë ai për DW. Ai thotë se vendet e BE janë fajtore “shumë serioze të dhunimit të të drejtave të njeriut kundër atyre që kërkojnë azil”.
Gjermania dhe mbështetës së tjerë të Dublin II nuk do të jenë në gjendje të mbajnë për shumë kohë këtë sistem. “Gjermania do të duhet të pranojë më shumë refugjatë dhe nuk do të jetë në gjendje t’i deportojë siç ka bërë deri tani ” sepse nuk do ta lejojë Gjykata. (dw&albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













