Lajme
Kosova i jep prioritet grave fermere
Në dy vitet e fundit në Kosovë janë regjistruar 435 gra fermere të cilat janë subvencionuar nga shteti me 3 milionë euro
Qeveria e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, vazhdojnë t’i japin prioritet zhvillimit të bujqësisë, duke subvencionuar kryesisht gratë fermere. Vetëm brenda dy viteve të fundit, Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndarë 3 milionë euro grante për 435 gra fermre.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se në kuadër të programit për bujqësi dhe zhvillim rural, Qeveria e Kosovës ka përkrah shumë gra fermere si dhe ka krijuar avantazh për gratë që merren me veprimtari bujqësore.
Ndërsa, rezultatet e punës dhe investimeve në këto dy vitet e fundit, sipas ministrit Stavileci, janë mjaft impresive.
“Para 3 vitesh patëm gjithsej 9 fermere përfituese me një vlerë të përgjithshme investive prej rreth 50 mijë euro. Ndërkaq, në dy vitet e fundit, kemi 435 fermere përfituese të subvencioneve dhe granteve me një vlerë totale investive prej rreth 3 milionë euro. Pra, rreth 50 herë më shumë gra përfituese dhe rreth 60 herë më shumë përkrahje financiare për to”, ka thënë Stavileci.
Këto të dhëna ministri Stavileci i bëri në hapjen e manifestimit “Dita e gruas fermere – 2013”, në të cilin morën pjesë rreth 200 gra fermere nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Ndërkaq, drejtoresha e USAID-it, Maureen Shauket, ka treguar se përmes programit “Mundësitë e reja për bujqësi”, kanë përkrahur shumë gra fermere, të cilat janë treguar mjaft të suksesshme në realizmin e projekteve të tyre.
“USAID-i bashkë me Qeverinë e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme kanë arritur që të përkrahin shumë gra fermere, duke ndikuar kështu në rritjen e prodhimtarisë, në zhvillimin e tregjeve të reja dhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Shauket.
Kurse Alket Gradeci, anëtar i bordit menaxhues të KEP-it, që njëherësh ishte edhe sponzor i shpërblimeve të sivjetme për gratë fermere, tha se ky institucion mikrofinanciar, qysh nga fillimi i operimit në tregun kosovar e ka përkrahur sektorin e bujqësisë.
Deri më tash, sipas Gradecit, investimet e tyre në bujqësi përmes kredive bujqësore arrijnë në rreth 50 milionë euro.
“Përpos kreditimit, ne sektorin e bujqësisë e kemi përkrahur edhe përmes aktiviteteve të ndryshme dhe trajnimeve me ekspertë të bujqësisë. Kemi arritur që të përkrahim shumë fermerë në rajone të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Gradeci.
Në anën tjetër, drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olter, ka thënë se duhet të bëhet edhe më shumë për përforcimin e rolit të grave në bujqësi, me qëllim të përmirësimit të aftësive të tyre dhe krijimit të mundësive për tregtimin e prodhimeve bujqësore.
Ndryshe, dy fermeret më të suksesshme të vitit 2013, të cilat u shpërblyen me nga 3 mijë euro nga KEP Trust, u zgjodhën Sylbije Sahiti nga komuna e Lipjanit, e cila merret me kultivimin e pemëve dhe perimeve, si dhe Xhevrije Doroci nga komuna e Mitrovicës, e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësor
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













