Shkurt.ch
Zvicra me një projekt të veçantë për transportin e mallrave
Qeveria zvicerane po shqyrton zhvillimin e një sistemi transporti nëntokësor dhe ka nisur një propozim për të parë nëse ekziston një bazë ligjore për projektin, albinfo.ch.
Një projekt privat, i nisur gjashtë vjet më parë nga kompania CST, parashikon ndërtimin e një tuneli me tre tuba midis qendrave kryesore të logjistikës për të transportuar mallra me një sistem hekurudhor digjital nëntokësor.
Propozimi i qeverisë, njoftuar nga ministria e transportit të mërkurën, do të analizojë nëse ka mbështetje nga partitë politike dhe komuniteti i biznesit për një projekt-ligj mbi krijimin e një sistemi të tillë nëntokësor, përcjell albinfo.ch.
Rrjeti 500 km (310 milje) do të kushtonte rreth 30 miliardë dollarë dhe do të lidhë Gjenevën në Zvicrën perëndimore me qytetin lindor të St. Gallenit.
Rrjeti do të përfshinte qytetet e Cyrihut, Bazelit, Luzernit dhe Thunit dhe do të jetë operacional deri në vitin 2050, përcjell albinfo.ch.
Një shtrirje e parë rreth Cyrihut do të ndërtohet gjatë dekadës së ardhshme.
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës takon Presidentin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Forcohen marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërparlamentar, me fokus edhe rolin e diasporës në Zvicër... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme














