Lajme
Produktet vendore, më të sigurta se ato të importuara
A. Zeka: "Është jashtëzakonisht e pakuptimtë që importojmë sasi të mëdha të produkteve më bazike të ushqimit, të cilat kultivohen në vendin tonë dhe janë të një cilësie të mirë"
Se produket vendore konsumohen më pak nga kosovarët e tregon edhe gjendja në treg, ku produktet e vendeve të tjera janë mbizotëruese. Por kjo nuk tregon se patjetër produktet e importuara janë më cilësore se ato të vendit. Për më tepër cilësia e dyshimtë e produkteve të importuara sidomos nga vendet fqinje të Kosovës, sipas përfaqësuesve të biznesit, tregon se qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen dhe të konsumojnë produkte vendore, shkruan ReL.
Produktet, të cilat prodhohen në Kosovë, sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian dhe janë shumë të sigurta. “Është jashtëzakonisht e pakuptimtë që importojmë sasi të mëdha të produkteve më bazike të ushqimit, të cilat kultivohen në vendin tonë dhe të cilat janë të një cilësie të mirë. E kam fjalën për produktet e qumështit dhe pijeve te ndryshme freskuese.
Si përfaqësues i komunitetit të biznesit, kohë pas kohe vizitojmë kompanitë prodhuese dhe përpunuese dhe jam i mahnitur me teknologjinë që ata kanë”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë. Zhvillimi ekonomik i një vendi lidhet ngushtë me zhvillimin e prodhimtarisë. Në rast të rritjes së konsumit të produkteve vendore, rrjedhimisht do të rritet edhe ky sektor. Për këtë, sipas Zekës, qytetarët e Kosovës duhet të konsumojnë produketet vendore.
“Unë besoj se është koha e fundit që qytetarët e Kosovës, nëse dëshirojnë të shohin rritje ekonomike më të qëndrueshme, duhet të orientohen për produkte vendore”, rekomandon Zeka. Trangujt nga Maqedonia dhe Shqipëria, si dhe disa lloje të perimeve tjera konsiderohen të dyshimta. Këtyre produkteve u janë marrë mostrat nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, por ende nuk janë dhënë rezultatet, ndërkohë që si të tilla, këto produkte vazhdojnë të jenë në tregun e Kosovës.
Kryetari Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se prodhimet vendore, ndonëse mjaft cilësore, ende nuk e kanë fituar besimin e plotë të konsumatorëve.
“Produkte të dyshimta në tregun Kosovës për fat të keq kemi shumë. Kjo do të duhej të ishte një vetëdijesim për konsumatorin se çka mund të bëjnë tregtarët, prodhuesit e huaj duke e dëmtuar shëndetin e qytetarit. Pra, ky do të duhej të ishte një rast i vetëdijesimit të konsumatorët kosovarë për konsum të produkteve vendore”, vlerëson Shahini.
Bizneset në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Në mungesë të infrastrukturës së nevojshme, shumë herë produktet e tyre nuk mund të jenë konkurrente në treg. Shahini thekson se prodhitaria e vendit në Kosovë po shkon në drejtimin e duhur. Por, sipas tij ende mungon mbështetja e duhur institucionale.
“Tradita konsumuese për prodhimet e huaja është shumë e lashtë. Subvencionimi apo mbështetja e prodhimit vendor, është e ulët në krahasim me vendet tjera. Derisa në për lëndët e para paguajmë taksa dhe kemi shumë probleme tjera që nuk na barazojnë me forcën konkurruese”, thekson ai.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet gjatë muajit shtator mbulojnë importet me vetëm 11.8 për qind. Në përgjithësi, nga eksportet janë realizuar 23.1 milionë euro, derisa nga importi 195 milionë euro.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












