Lifestyle
“New York Times” shkruan për reperin shqiptar
Gazeta prestigjioze “New York Times” i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar me famë ndërkombëtare, G4ashi.
Muzikanti e ka shpërndarë këtë artikull në profilet e tij në rrjetet sociale, duke u shprehur krenar me arritjet e tij.
“Babai im gjithmonë e lexonte New York Times dhe në të i binin në sy ngjarje të çmendura negative për ndonjë shqiptar… Në vitin 2019, në të është djali i tij dhe tregimi është pozitiv… Kemi lajme të mira”, ka shkruar G4shi në përshkrim.
Vlen të theksohet se Labinot Gashi (emri i vërtetë i reperit) ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation, që nga vera e vitit 2017, prandaj sukseset e tij nuk mund të mungojnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur














