Lajme
ENEMO: Zgjedhjet në Kosovës ishin demokratike
Shefi i misionit ENEMO, Zllatan Vujeviq ka vlerësuar se raundi i dytë i zgjedhjeve ka përmbushur standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike
Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) ka dhënë një vlerësim pozitiv për zgjedhjet lokale në Kosovë. Sipas vëzhguesve të kësaj organizate, Kosova ka organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike që kanë përmbushur kriteret ndërkombëtare.
Shefi i misionit ENEMO në Kosovë, Zllatan Vujeviq ka vlerësuar se raundi i dytë i zgjedhjeve ka përmbushur standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një konference për medie mbajtur të martën në Prishtinë.
Ai megjithatë tha se monitoruesit e ENEMO-s kanë vërejtur disa parregullsi si keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votave, votimi familjar, etj, por që nuk e kanë prishur imazhin e mirë të zgjedhjeve të rregullta.
“Janë raportuar disa raste kur zyrtarë të ndryshëm publikë kanë ushtruar presion dhe kërcënime mbi qytetarët për të votuar për kandidatë të caktuar. Bashkëbiseduesit e ENEMO-s kanë deklaruar se shumica e kërcënimeve i janë drejtuar shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe nëpunësve publikë”, theksoi ai.
Ai ka lavdëruar punën e policisë dhe prokurorisë në të dyja raundet për zgjedhjet lokale. Dita e zgjedhjeve, sipas Vujeviq, ka qenë e qetë dhe i ka pasqyruar përmirësimet e mëtejshme të realizimit të votimit dhe numërimit pas mbylljes së vendvotimeve.
“Janë raportuar disa raste kur zyrtarë të ndryshëm publikë kanë ushtruar presion dhe kërcënime mbi qytetarët për të votuar për kandidatë të caktuar. Në disa komuna është vërejtur fushata negative, në masë më të madhe në Gjakovë dhe Shtërpcë”, tha Vujeviq.
Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e kanë kryer punën në mënyrë profesionale në pjesën më të madhe të aktiviteteve zgjedhore. Për dallim nga raundi i parë, vëzhguesit e ENEMO-s, siç tha ai, nuk kanë vërejtur raste kur votuesit nuk janë lejuar të votojnë me dokumente identifikimi që nuk janë dokumente kosovare.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me procesin zgjedhor. Ai tha sot në mbledhjen e qeverisë se Kosova e ka dhënë testin e demokracisë.
“Mendoj se kjo është një fitore e të gjithëve, është një fitore për shtetin e Kosovës në procesin e konsolidimit dhe shtet ndërtimit, por edhe të zhvillimit dhe forcimit të demokracisë. Organizimi i zgjedhjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës për herë të parë, është një sukses tjetër i rëndësishëm për shtetin tonë”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











