Lajme
Zhvlerësohet borxhi publik i Shqipërisë
Zhvlerësimi vjen pas rritjes së fortë dhe të pa paralajmëruar të borxhit publik, i cili pritet që në fund të vitit të arrijë në 67 për qind të prodhimit kombëtar
Janë identifikuar lëvizje me rrezik për financat publike të Shqipërisë nga institucioni i njohur i financave “Standard and Poor’s”. ai ka bërë të ditur se ka zhvlerësuar borxhin e qeverisë shqiptare nga B plus, në B, një lëvizje që pasqyron qartazi rrezikun e lartë të financave publike.
Kompania deklaroi se zhvlerësimi vjen pas rritjes së fortë dhe të pa paralajmëruar të borxhit publik, i cili pritet që në fund të vitit të arrijë në 67 për qind të prodhimit kombëtar, nga 58 për qind, që vlerësohej më parë.
“Standard and Poor’s” thotë se pjesa më e madhe e këtij devijimi i dedikohet njohjes nga Deloitte, së fundmi, të detyrimeve të prapambetura që qeveria ka ndaj biznesit, të cilat – sipas saj arrijnë në 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, njofton tch.
Vlerësimi negativ, vëren kompania, reflekton edhe rrezikun që Shqipëria mund të ndeshë në rinovimin e borxhit ekzistues në tregjet e huaja.
“Standard and Poor’s” vlerëson se financat publike të Shqipërisë u përkeqësuan ndjeshëm gjatë këtij viti, veçanërisht për shkak të politikës së ndjekur nga qeveria e kaluar, para zgjedhjeve, që e çoi deficitin fiskal për këtë vit në 6.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










