Lajme
Tërmet politik në Prishtinë
Lëvizja protestuese „Vetëvendosje“ kontrollon politikën e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Ngritja rapide e Lëvizjes pasqyron mosbesimin e madh ndaj partive tradicionale
NZZ, Thomas Fuster, Vjenë
Me vite të tëra anëtarët kyesisht të rinj të Lëvizjes protestuese « Vetëvendosje » ndiheshin në radhë të parë të obliguar për rezistencë jashtëparlamentare. Me aksione deri – diku edhe spektakulare, që shpesh përfundonin në dhunë, sfidonin partitë e etabluara dhe shfrynin dufin e zemërimit. Se Lëvizja – emërtimin e diskredituar « parti » e refuzon – përfaqëson një masë të gjerë u bë pëfundimisht e qartë në fund të vitit 2010, kur duke marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare arriti të bëhet forca e tretë politike pas Partise Demokratike të kryeministrit të qeverisë, Hashim Thaçi, dhe të Lidhjes Demokratike të prefektit të Prishtinës, Isa Mustafa.
Program i vrazhdë
Të dielën Lëvizja përmbajtësisht vështirë e kuptueshme, që paraqitet me një përzierje brutale të romamtizmit social dhe të nacionalizmit, bëri një hap më tej drejt levave të pushtetit. Në marshin e saj drejt institucioneve, “Vetëvendosja” me Shpend Ahmetin ia arriti që në balotazh ta mundë ushtruesin e detyrës së prefektit, Isa Mustafa. Partia e re, e udhëhequr nga ish- udhëheqësi elokuent i studentëve, Albin Kurti, merr kështu për herë të parë përgjegjësi ekzekutive dhe atë në kryeqytet. Loja e dyfishtë e pjesëmarrjes në parlament dhe e përpjekjes për realizimin e synimeve vetanake kryesisht në rrugë do të jetë kështu gjithnjë e më e vështirë.
Mediat lokale e konsiderojnë këtë ndërrim pushteti si një tërmet politik. Suksesi i Ahmetit është pasqyrim i një mosbesimi të thellë ndaj partive të mëdha PDK- së dhe LDK-së. Zgjedhja e përfaqësuesit të “Vetëvendosjes” është një leksion i mirë për organizatat ndërkombëtare të kudopranishme në Kosovë. Lëvizja është kundër ndikimit të madh të qeverive të huaja në përcaktimin e së ardhmes politike të Kosovës, ndikim të cilin ajo e konsideron si neokolonialist. Edhe ofrimi i ndërmjetësuar nën presionin e butë të BE-së me Serbinë luftohet nga ana e kësaj lëvizjeje. Në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë, “Vetëvendosje” përfaqëson pozita nacionaliste të cilat lënë pak hapësirë për arritjen e kompromiseve. Kësaj duhet shtuar edhe simpatinë që ka “Vetëvendosje” për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë – ide e cila nuk është tabu vetëm për Brukselin.
Pushteti qendror stabil
Por gjithëçka nuk do të ndryshojë në Kosovë. Kështu PDK-ja, që kontrollon dhjetë komuna, dhe LDK-ja, që ka nëntë poste kryebashkiakësh, do të kenë dhe në atë ardhmen shumë më tepër ndikim politik. Do me thënë në hierarkinë e pushtetit qendror , edhe përkundër ndryshimin të pushtetit në Prishtinë, nuk do të ndryshojë shumë. Në komunat e Kosovës të banuara kryesisht nga serbët është sidomos Inciativa Qytetare Serbe e përkrahur nga Beogradi ajo që po jep tonin, ndër të tjera edhe në Mitrovicën e Veriut të synuar veçanërisht. Partia do të angazhohet për një shkallë sa më të lartë të autonomisë për komunat serbe të Kosovës. Veç kësaj, siç kumtuan të hënën, ata synojnë hapjen e një përaqësie të tyre të veçantë në Bruksel. Në Prishtinë ky plan nuk ka hasur në mirëkuptim.
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë











