Lajme
Nis lëshimi i letërnjoftimeve biometrike
Letërnjoftimet biometrike, siç u tha në një konferencë për media,përmbushin kërkesat e fundit teknologjike dhe të sigurisë, të domosdoshme me standardet e BE-së
Nga dita e sotme, Ministria kosovare e Punëve të Brendshme (MPB) ka filluar lëshimin e letërnjoftimeve biometrike. Me këtë rast autoritetet në Prishtinë kanë përmbushur edhe një kriter të domosdoshëm për liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian.
Letërnjoftimet biometrike, siç u tha në një konferencë për media, përmbushin kërkesat e fundit teknologjike dhe të sigurisë, të domosdoshme me standardet e Bashkimit Evropian dhe implementimit të protokolleve të sigurisë së lartë.
“Është një ditë e rëndësishme për Kosovën, prej sot e përmbushim edhe një kusht për liberalizmin e vizave”, tha ministri i Rendit, Bajram Rexhepi në ceremoninë e lëshimit të letërnjoftimeve biometrike. Sipas tij, letërnjoftimet janë të një kualiteti të lartë.
“Të dhënat që janë në çipin e letërnjoftimit janë të dhëna të avancuara, e që do të jenë obliguese për shtetet e BE-së që t’i përdorin që nga viti 2015. Prandaj qytetarët e Kosovës do të kenë shumë përfitime nga ky letërnjoftim biometrik, për arsye se me shtetet me të cilat kemi marrëveshje, mund të kalohet kufiri vetëm me
letërnjoftim”, tha ai.
Kompania e kontraktuar nga MPB për furnizimin me letërnjoftime biometrike është kompania gjermane Giesecke & Devrient. Çmimi i përgjithshëm i projektit është 7 milionë e 800 mijë euro. Kostoja për mbulimin për letërnjoftim e shpenzimeve është dhjetë euro.
Ndryshe, me letërnjoftimin biometrik qytetarët e Kosovës kanë mundur të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Ballkanit. Përveç kalimit me letërnjoftime në Serbi, Shqipëri e Mal të Zi, sipas autoriteteve kosovare, së shpejtë do të fillojë edhe kalimi i lirë edhe në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë












