Lajme
Në Kosovë shkelen të drejtat e njeriut
Gjyqësori edhe ekzekutivi, dalin si shkelësit më të mëdhenj të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, konsideron ombudspersoni, Sami Kurteshi
Në Kosovë nuk respektohen sa duhet të drejtat e njeriut, prandaj institucionet në Prishtinë duhet të bëjnë më shumë që të gjithë
përfaqësuesve ndërkombëtarë që janë të akredituar në Kosovë, por edhe i organizatave që mbrojnë të drejtat humane.
Mosrespektimi i të drejtave të njeriut, në rend të parë, vjen si pasojë e moszbatimit të ligjeve që miratuara në Kuvendin e Kosovës. Ky
konstatim erdhi në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
“Ne, nuk jemi vendi me pozitën me të keqe të të drejtave të njeriut ne botë. Larg jemi prej atyre vendeve që u lakmojmë sa i takon
respektimit të drejtave te njeriut edhe mendoj një përcaktim i tillë është pak i rrezikshëm”, tha Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.
Ai përmendi statistikat që ka zyra e Avokatit të Popullit dhe tha se shkeljet më të mëdha ndodhin nga ana e gjyqësorit dhe ekzekutivit.
“Gjyqësori, edhe ekzekutivi, natyrisht qeveria, qoftë në nivel qendror apo komunal na dalin si shkelësit më të mëdhenj. Duhet të shikohet se çfarë shkeljesh janë, të çfarë natyre janë. Unë mendoj se ne si institucion paraqesim vetëm një pasqyrë selektive”, tha Kurteshi,
citon REL.
“Dhe unë mendoj se gjendja në përgjithësi në shoqërinë kosovarë është pak më e keqe se sa ne mund ta shpërfaqim në raportet tona”, tha
avokati Kurteshi.
Kurse, përfaqësuesi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, konsideron se Kosova në aspektin teorik ka
arritur që të mbrojë të drejtat e njeriut duke miratuar ligje, por në praktikë shkeljet e të drejtave të njeriut janë të shumta.
“Të drejtat e njeriut kryesisht shkelen nga institucionet. Kosova me një ndarje politike, pasiguri politike, me një brishtësi të brendshme,
me një sovranitet të munguar, me një gjendje të rëndë sociale ku kemi afër 60% të papunë, 65% të varfër”, deklaroi ai.
Edhe drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj thotë se me shumë dokumente të drejtat e njeriut në
Kosovë janë të garantuara, por ato nuk zbatohen, dhe si pasojë ka shkelje të të drejtave të njeriut.
“Kosova çalon shumë. Kemi probleme të mëdha, sidomos çështja e personave të zhdukur është një çështje që mbetet e pazgjidhur për një
kohë të gjatë. Gjithashtu çështja e mos procedimit të mjaftueshëm të lëndëve për krime lufte është diçka për të cilën ne shqetësohemi. Edhe mbrojtja e të drejtave të pakicave, nuk e kam fjalën vetëm për komunitete etnike, po gjithashtu edhe komuniteti LGBT”, tha Blakaj.
Në ditën e të drejtave të njeriut ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.
“Në këtë ditë, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara dëshirojnë të spikasin çështjen e dhunës kundër grave, e
cila prek Kosovën , ashtu siç prek edhe çdo komb tjetër. Dhe një nga çështjet më të vështira me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet është dhuna seksuale e kryer gjatë kohës së luftës”, thuhet në raportin e përbashkët.
Sipas këtyre ambasadave, Organizatat si Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës çdo ditë kërkojnë që kësaj
çështjeje kaq urgjente t’i kushtohet më shumë vëmendje.
“Së bashku me partnerët tjerë, ato ofrojnë mbështetje, këshillim dhe forcë këtyre viktimave të pafajshme. Ambasadat e Mbretërisë së
Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara janë mbështetës krenarë të punës së tyre”, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë Pavarësisht punës së pasigurt: Këshilli Federal nuk dëshiron t'i mbrojë më mirë kujdestarët. Ai e shkruan... -
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë










