Lajme
OBI miraton Rezolutë për Kosovën
Rezoluta e sponsoruar nga Shqipëria u bën thirrje vendeve islamike ta njohin Kosovën, pasi shumica prej tyre tashmë e kanë marrë vendimin e njohjes
Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) ka miratuar të mërkurën një Rezolutë, me të cilin u bën thirrje të gjitha shteteve islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo rezolutë e iniciuar nga Shqipëria, është miratuar në Samitin e 40-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-të që është mbajtur në Guinea Conakry të Afrikës.
Në këtë konferencë një fjalim rasti ka mbajtur edhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që nuk e kanë marrë ende këtë vendim.
Në fjalimin e mbajtur para ministrave të jashtëm dhe delegacioneve të 57 vendeve anëtare të OBI-t, Hoxhaj ka thënë se procesi i njohjes së Kosovës është global dhe si i tillë mbetet i pandalshëm.
Ai ka shtuar se njohja e pavarësisë është në interesin e të gjitha shteteve dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin rajonal.
“Kam kënaqësinë të ju informoj se deri më tani Republika e Kosovës është njohur nga 104 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Unë jam mirënjohës për 35 vendet anëtare të OBI-t për vendimin e tyre që ta njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Procesi ynë i njohjes është global dhe si i tillë mbetet i pandalshëm”, deklaroi Hoxhaj.
Kosova, sipas tij, është e angazhuar të ushtrojmë sovranitetin e saj në mënyrë proaktive dhe në shumë drejtime.
“Kosova është anëtare e plotë e disa organizatave ndërkombëtare duke përfshirë të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare sikurse FMN, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Nju Jork), Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim. Krahas kësaj ne synojmë anëtarësimin në forume, iniciativa dhe organizata të tjera të rëndësishme rajonale”, tha Hoxhaj.
Kjo është një dëshmi e drejtpërdrejtë e sovranitetit dhe progresit të Kosovës në raport me integrimin e plotë në sistemin ndërkombëtar, tha më tej ministri kosovar.
Kryediplomati kosovar ka thënë se Kosova e pavarur është një fakt gjeopolitik në Evropë dhe do të jetë përgjithmonë një shtet sovran.
Miratimi i Rezolutës për njohjen e Kosovës në këtë Samit, sipas tij, duhet të dëgjohet edhe nga vendet e tjera. “Shembujt e shtetndërtimit na mësojnë se asgjë nuk mund ta ndal rrjedhën e historisë”, thotë Hoxhaj.
Kosova, sipas tij, përfaqëson shembullin më të mirë të ndërtimit të paqes dhe të shtetit në dy dekadat e fundit, e përkrahur nga shumë miq dhe aleatë.
“Derisa qëndroj këtu para jush, kjo dëshmon se sa e gjatë ka qenë rruga e jonë të jemi këtu dhe të përjetojmë të gjitha pengesat e mundshme njerëzore gjatë historisë. Kështu që besoj se thirrja e sotme nga Rezoluta për Kosovën do të dëgjohet nga vendet e tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë tonë”, ka përfunduar fjalimin, ministri Enver Hoxhaj.
Thirrja e ministrit Hoxhaj dhe vendeve të tjera aleate të Kosovës për ta miratuar Rezolutën për Kosovën ka gjetur mbështetje.
Rezoluta e sponsoruar nga Shqipëria është miratuar dhe u bën thirrje vendeve islamike ta njohin Kosovën, pasi shumica prej tyre tashmë e kanë marrë vendimin e njohjes. Po ashtu, Rezoluta e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe mirëpret bashkëpunimin e institucioneve ekonomike e financiare të OBI-t.
E-Diaspora
-
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së I riu ishte një nga vetëm 12 studentët ndërkombëtarë mes 1056 të diplomuarve në akademinë amerikane... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë












