Integrimi
Gjuha shqipe do të mësohet zyrtarisht në Macerata të Italisë
Gjuha shqipe tashmë do të mësohet zyrtarisht në shkollat publike në Macerata të Italisë, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit për Kosovë, Shyqiri Bytyqi, i cili është takuar me mësuesit shqiptarë në Macerata të Italisë, me rastin e festës vjetore që organizohet nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali.
“Pa dyshim, lajmi më i mirë që u dha në këtë organizim ishte që nga ky vit mësimi i gjuhës shqipe do të organizohet edhe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata, lajm të cilin e dha drejtori i shkollës “Enrico Fermi”, z. Ermanno Bracalente, që pastaj edhe zyrtarisht e konfirmoi edhe nënkryetarja e qytetit, znj. Monteverde në një fjalë rast”, ka njoftuar Bytyqi, përcjell albinfo.ch.
Në vazhdën e takimeve, ministri Bytyqi është takuar edhe me me rektorin e Universitetit të Camerinos në Itali, Claudio Pettenari, me të cilën është dakorduar të nënshkruajë një marrëveshje, përmes së cilës do të fitojnë bursa dhjetë studentë nga Kosova.
“Ky universitet shtetëror me 7 shekuj histori, i themeluar në vitin 1336, do të ndajë 10 bursa për studentët nga Kosova, ku 5 do të jenë për studime bazike dhe 5 të tjera për studime master, kryesisht në shkenca ekzakte”, ka njoftuar Bytyqi, përcjell albinfo.ch.
Bytyqi po ashtu është takuar edhe me profesorin dhe piktorin arbëresh, Silvio Craia (Kraja).
Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe zv.ministri i Diasporës për Kosovë, Afrim Bekteshi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros Një agjent lajmesh peshoi sanduiçët në Shopville në stacionin kryesor të Cyrihut, të gjithë ishin më... -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini
















