Bota
Krerët e Kosovës shprehin keqardhje për djegien e katedrales së Parisit
Incidenti që alarmoi botën, ka shqetësuar edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Pas raportimeve se katedralja 850-vjeçare “Zonja jonë” në Paris u kaplua nga flakët, kanë reaguar edhe liderët e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur “fatkeqësi me përmasa botërore”.
“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i trishtuar për këtë ndodhi.
“I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris! Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me Kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe”, është shprehur Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndër të tjerash ka uruar që të shpëtohet ky monument.
“Dje, Notre Dame, simbol i civilizimit perëndimor, papritur u kaplua nga zjarri. Një simbol i Francës, e cila me idealet e saj politike të lirisë na ka frymëzuar gjithmonë. Shpresojmë që të shpëtohet kjo kryevepër parisiene”, ka shkruar ai.
Për rindërtimin e katedrales së Parisit, deri më tash janë mbledhur 600 milionë euro nga kompani franzece.
Po ashtu, edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar se kjo katedrale do të rindërtohet.
“Katedralja Notre Dame e Parisit është historia, literatura dhe imagjinata jonë, vendi ku kemi jetuar momentet më të rëndësishme, epidemitë, luftërat dhe lirinë tonë. Është epiqendra e jetëve tona. Andaj, sonte iu them solemnisht, do ta rindërtojmë këtë katedrale, së bashku”, ka thënë presidenti franzec, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike Qyteti i Lozanës po ofron kompensime që nga e marta për bizneset dhe institucionet publike të... -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme













