Futboll
Libri për futbollisten kosovare do të përkthehet në shqip
Lexuesit e vegjël shqiptarë së shpejti do ta kenë në duar librin për futbollisten kosovare në Suedi, Kosovare Asllanin, shkruan albinfo.ch.
“Passa bollen ropar kosse” nga Anja Gatu dhe Maria Kallstrom së shpejti do përkthehet në shqip.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga “The Library Project Kosova”, projekt që mëton të kultivojë shprehinë e leximit në Kosovë.
“Jemi shumë të lumtur që fansat e futbollit në Kosovë së shpejti do të kenë mundësi të lexojnë një tregim rreth një ylli të vërtetë të futbollit, Kosovare Asllanin. Së shpejti kjo vepër do të vijë në gjuhën shqipe”, kanë njoftuar nga LPK, përcjell albinfo.ch.
Safete Binaku, inicuese e këtij projekti, ka treguar për albinfo.ch se të drejtat e librit për shqip tashmë i ka marrë një shtëpi botuese në Kosovë, dhe pritet të fillojë procesi i përkthimit.
“Ne kur e kemi lexuar librin, e kemi parë se është shumë i përshtashëm për fëmijët tanë, sepse bën fjalë për një vajzë që e do aq shumë futbollin, dhe po ashtu na pëlqen shumë puna e shtëpisë botuese Olika”, ka thënë Binaku.
Kosovare Asllani, futbolliste nga Kosova, karrierën e saj në futboll e zhvilloi në Suedi.
Gjatë vitit 2017, ajo u shpall futbollistja e vitit në Suedi.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















