Integrimi
Inxhinierët e suksesshëm shqiptarë
Përvoja u ka siguruar vetëbesimin për të ecur shumë mirë përpara në kompaninë me vlerë mbi 2 miliardë dollarë dhe që synon të arrijë shpejt në 100 mijë klientë
Ledio Aga është një inxhinier, që sot drejton shtatë grupe pune të shpërndara nëpër botë të kompanisë Splunk, kompani e analizimit dhe përpunimit të të dhënave kompjuterike.
Prej gati 14 vitesh ai punon në kompani dhe ka tërhequr një grup të rinjsh shqiptarë që kanë studiuar në këtë fushë.
Ndër të paktat kompani ndërkombëtare në fushën e IT që sot numëron 9 inxhinierë e profesionstë shqiptarë, ndërsa kompania në total në mbarë botën ka rreth 4500 të punësuar.
Ne takuam Ledion bashkë me kolegun e tij Bardhi Shtylla, po ashtu inxhinier në zyrat e tyre në Los Anxhelos, shkruan “Businessmag.al”.
Të kesh pak para, një gjysmë ideje dhe pak mbështetje mund t’ia dalësh. Ledio Aga mbaroi gjimnazin në Elbasan në viti 1995. Destinacioni i radhës për të ishte Amerika, përcjell albinfo.ch.
Iu desh shumë përpjekje të mësojë gjuhën në një kohë të shkurt, për të ndjekur më tej studimet universitare për Shkenca Kompjuterike në Universitetin në San Francisco. Djali që ka punuar që në moshën 8 vjeçare me shitje të vogla, sot menaxhon inxhinierët dhe punën e skuadrave të shpërndara në zyrat e San Francisco, Singapor, Seattle, etj.
Në vitin e fundit të studimeve bashkë me dy djem zhvilluan një Start Up në fushën e teknologjisë, me programe mbështetëse për punën në kompjuter. Dhe pas një pune 4 vjeçare, ata e shitën Startup-in e tyre. Biznesi kishte arritur në kohën para shitjes në 20 mijë instalime që merreshin me përpunimin e të dhënave.
Përmes disa miqve arrin të bëhet pjesë e stafit të Splunk, dy vite pas hapjes së kompanisë. Në këtë rast, mes miqsh ai njohu një kompani të vogël, në fillimet e saj, duke u bërë punonjësi i 35-të i saj.
Inxhinieri sot ka në patronazh 4 kompani që operojnë brenda Amerikës, kurse tre të tjera jashtë kontinentit. Ai ia ka dalë të përballojë me sukses përgjegjësitë dhe sfidat që i ka ofruar puna.
Pjesë e stafit të Splunk është edhe inxhinieri Bardhi Shtylla, i cili nisi jetën në Amerikë në vitin 2000 si student. Po si janë njohur dy inxhinerët shqiptarë?!
“Isha në rrugë me prindërit kur Ledio u afrua dhe na pyeti nëse jemi shqiptarë. Na dalloi nga gjuha që flisnim”, thotë ai për Businessmag.al.
Para se të bëhej anëtar i kësaj kompanie, Bardhi ka punuar në një kompani botërore financiare, në rolin e programuesit.
Çfarë është SPLUNK?
Është një kompani që me merret me konsolidimin e të dhënave, analizën e tyre. Kjo kompani është krijuese e Back Data, e cila si terminologji nuk ishte para se të krijohej Splunk. Softwar-i të ndihmon të mbledhësh të dhëna dhe t’i analizosh ato. “Nëse një punë të këtij lloji më parë të duhej dy javë ta mbaroje me SPLUNK mund ta mbarosh brenda disa minutave”, thotë Bardhi.
Menaxherët inxhinierë nga Shqipëria flasin sot me siguri për mundësitë e suksesit, pas. Përvoja u ka siguruar vetëbesimin për të ecur shumë mirë përpara në kompaninë me vlerë mbi 2 miliardë dollarë dhe që synon të arrijë shpejt në 100 mijë klientë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












