Kosova
Kosova, e 75-ta në botë për lirinë e shtypit
Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.
Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik.
Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët, thuhet në raport.
Më tutje aty theksohet se media të caktuara kanë kritikuar politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria në anën tjetër, thekson raporti, ka akuzuar gazetarët se janë “tradhëtarë” ose “simpatizantë të serbëve”.
Sa i përket gazetarëve të komuniteteve tjera, raporti thekson se ndarjet etnike në Kosovë janë burim shumë shqetësues për gazetarët e komunitetit serb. Mediat ne gjuhën serbe, sipas raportit, janë shpesh objektiva të sulmeve verbale, ngacmimeve kibernetike dhe fushatave nga mediat pro-qeveritare.
Sidoqoftë, raporti konkludon se peisazhi mediatik në Kosovë të paktën në shikim të parë është relativisht pluralist dhe shumë media kanë pronarë pa lidhje të drejtpërdrejta politike, gjë që rezulton në politika dhe mendime më të ndryshme editoriale.
Prej vendeve të rajonit Mali i Zi ka renditjen më të ulët për Lirinë e Shtypit, pasi organizata e ka renditur në vendin e 104. Vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 63, Kroacia 64, Serbia 90 dhe Shqipëria në vendin e 82.
Listës së 180 vendeve i prinë Norvegjia ndërkaq i fundit në listë është Turkmenistani.
Indeksi botëror i Lirisë së Shtypit 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Sipas raportit numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media, shkruan Radio Europa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leipzig
“Nyjet e Kohës” hapet në Leipzig: Një mbrëmje arti që bashkon kujtesën, identitetin dhe trashëgiminë Në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Leipzig u hap ekspozita e kuruar nga Simon Kurti, me... -
Mërgata pajis Spitalin e Dializës në Strugë me aparatura moderne -
Nju-Jork
Albulena Uka betohet si avokate në Nju-Jork, një sukses i ri për juristen nga Kosova -
Arbër Bullakaj betohet si deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen
Jeta në Zvicër
-
Kurseni tani deri në 70% në trajtime mjekësore në Turqi Duke pasur parasysh rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor dhe kohët e gjata të pritjes në... -
Pse Çernobili e ndryshoi Zvicrën? -
Arbër Bullakaj betohet si deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës -
Ligji i ri zviceran rrit falimentimet me 106 për qind -
Firma e telekomunikacionit paralajmëron për rritje të ndjeshme të kërcënimeve kibernetike në Zvicër












