Tematike
Zvicër: Sa më i madh qyteti, aq më e majtë qeveria e tij
Partitë e majta, po u morën së bashku, kanë në dorë më shumë se 70 për qind të mandateve në qeveritë e gjashtë qyteteve zvicerane që kanë mbi 100 mijë banorë
Në gjashtë qytetet më të mëdha të Zvicrës: Cyrih, Gjenevë, Bazel, Bernë, Lozanë dhe Winterthur, partitë e majta kanë shumicën në qeveritë e tyre, shkruan srf.ch. Kështu, partitë si Partia Socialdemokrate, ajo e Gjelbër si dhe disa parti tjera, më të vogla, po u morën së bashku, kanë në dorë më shumë se 70 për qind të “karrigeve” në qeveritë e gjashtë qyteteve (të vetme) zvicerane që kanë mbi 100 mijë banorë.
Nga ana tjetër, në qytetet që kanë më pak se nga 20 mijë banorë partitë e majta dhe të gjelbra kanë vetëm një të katërtën e ulëseve, transmeton albinfo.ch. Në qytetet e kësaj madhësie zakonisht fjalën kryesore ose shumicën në qeveritë përkatëse, e ka Partia Liberale, FDP.
Por, po të merren në konsideratë të gjitha qytetet, pavarësisht nga madhësia, shumicën e ulëseve në organet e tyre ekzekutive e kanë politikanët e partive nga qendra drejt të djathtës, gjegjësisht CVP, FDP dhe SVP. Ato, sipas statistikës që së fundi është bërë në gusht të vitit 2018, mbulojnë 56 për qind të vendeve në qeveritë e qyteteve, përcjell albinfo.ch. Ndërsa partitë e majta kanë saktësisht gjysmën, gjegjësisht 28% të vendeve.
Por në qytetet e Zvicrës perëndimore ose frankofone, përqindja e të majtës në ekzekutiv është dukshëm më e lartë se nëato të pjesës gjermane. Në qytetet e këtij regjioni, e majta mbulon 42% të mandateve të ekzekutivit.
Nga ana tjetër, në Zvicrën italiane ose në Kantonin e Tiçinos, përqindja e të djathtës në ekzekutivin e qyteteve është më e madhja. Atje partitë si CVP, FDP dhe Lega (kjo e fundit është një ekuivalent i SVP-së në këtë regjion) zotërojnë mbi 80 për qind të mandateve në qeveritë e qyteteve.
Është karakteristike se SVP, ndonëse në qytetet gjermanofone është e përfaqësuar në një shkallë relativisht të lartë, me 16%, ajo në regjionet tjera gjuhësore praktikisht nuk ekziston, gjegjësisht mbulon më pak se 1% të vendeve në ekzekutivet e qyteteve.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












