Bota
Sri Lankë: Qeveria kishte informacion mbi sulmet
Ministrat e Sri Lankës mbajtën një konferencë shtypi të hënën, pasi numri i të vdekurve pas një varg sulmesh me bomba që synonin kishat dhe hotelet në Sri Lanka të dielën e Pashkëve u rrit në 290, me të paktën 500 të plagosur, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet kishin paralajmëruar dy javë përpara sulmit dhe kishin emrat e sulmuesve, por ky informacion nuk u nda me kryeministrin, tha ministri i Shëndetësisë, Rajitha Senaratne, për gazetarët.
“Më 4 prill, 14 ditë para se këto incidente të ndodhin, ne ishim informuar për këto incidente”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Maithripala Sirisina është përgjegjës për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën, por tensionet ndërmjet tij dhe kryeministrit Ranil Wickremesinghe janë të larta.
“Më 9 prill shefi i inteligjencës kombëtare shkroi një letër dhe në këtë letër, shumë prej emrave të anëtarëve të organizatës terroriste u shkruan”, tha Senaratne gjatë konferencës për shtyp në Tempullin e Pemëve vendbanimin zyrtar të Kryeministri, përcjell albinfo.ch.
“Kryeministri nuk u informua nga këto letra“, shtoi ai.
“Ne nuk po përpiqemi t’i shmangemi përgjegjësisë, por këto janë faktet. Ishim të befasuar të shihnim këto raporte”.
Qeveria nuk besonte se sulmet u kryen nga “një grup njerëzish të cilët ishin të mbyllur në këtë vend”, sipas Senaratne.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













