Maqedonia
Besir Bela dhe Skender Demiri, dënohen me nga 19 vjet burg
Të akuzuarit Besir Bela (20) dhe Skender Demiri (21), janë dënuar me nga 19 vjet burg për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.
I akuzuari i tretë Jeton Luzha është ende në arrati. Gjykata i ka ngarkuar të dënuarit që gjithashtu secili veç e veç të paguajë të gjithë anëtarëve të familjes të Nikolla Sazdovskit me nga 15 mijë euro, për lëndime shpirtërore.
Të dy të akuzuarit nuk janë dënuar me burgim të përjetshëm, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk kishte mbushur 21 vjet, në momentin që e kishin kryer veprën, raporton “Alsat”.
Të akuzuarit Besim Bela dhe Skender Demiri paraprakisht janë deklaruar se për vrasjen mizore të Nikolla Sazdovskit, pjesëtarë i tifo grupit “Komiti” pas rrahjes brutale më 29 qershor të 2018, nuk ndjehen fajtor, përcjell albinfo.ch.
Të akuzuarit dhe pala mbrojtëse gjatë kohës së procesit gjyqësor kanë potencuar se nuk ka elemente të vrasjes mizore, mirëpo gjatë rrahjes i njëjti ka rrëshqitur dhe ka goditur një shtyllë të metalit, e cila rrëshqitje ka rezultuar të jetë fatale për Sazdovskin, i cili më pastaj kishte rënë në komë dhe kishte ndërruar jetë.
Atë ditë në ora 17.45 në bulevardin Aleksandar Makedonski në Shkup, në stacionin e autobusit para kompanisë Alkaloid, i janë afruar Sazdovskit dhe i kanë kërkuar letër njoftimin. Pasi që i njëjti u kishte treguar letërnjoftimin, e kanë pyetur: “Ti je ai Nikolla Sazdovski, që e quajnë Sazdo?”
Gjykatësja para se të shqiptojë aktvendimin, ka thënë se sipas hetimeve nga Mjekësia Ligjore dhe nga rekonstruimi i rastit në prani të dëshmitarëve, Sazdovski nuk ka ndërruar jetë pasi kishte goditur shtyllën e metalit, siç kishte theksuar pala mbrojtëse, por të akuzuarit e kishin vrarë në mënyrë mizore.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













